Me kë ka pasur kontakte ditët e fundit gazetari? Njëherë thanë mjet sportiv dhe pastaj thanë ATV?
Ka pasur dëshmitarë okularë kur ka ndodhur aksidenti? E çuan në kohë në spital apo e vonuan? A ka pasur kamera aty afër? Ka shumë pikëpyetje në vdekjen e gazetarit. A ka pasur kërcënime ndaj tij? Vdekja e tij duket si vdekja e Kosta Trebickës që “shtypi” vetveten.
Udhëtonte me një motorr me kater rrota lexova diku. A përmbyset një motorr me katër rrota?
Unë po të isha familjar i tij nuk do kisha besim tek expertiza e shtetit shqiptar as tek autopsia e mjekëve ligjorë. Kemi humbur besimin aq shumë sa dyshimet janë të tmerrshme.
Le të marrin ekspertë të panvarur. Çfarë pati motorri që u përmbys? I kishte frenat në rregull apo ju bën si frenat e Sokol Olldashit?
Vetëm ata që e dinë se çfarë hetonte mund ta zbardhin çështjen nëse nuk kanë frikë sigurisht. Aksidenti është mënyra më e përshtatshme për të vrarë një njeri.
Burimi/Facebook


Leave a Reply