“O milet, dëgjoni e mbani vesh!” – thërriste Birçe Hasko në filmin ikonik Koncert në vitin 1936.
Sa aktual tingëllon sot ajo thirrje!
Pas 13 vjetësh, më në fund organizohet Festivali i Filmit Shqiptar. Një ngjarje që duhej të ishte festë për kinemanë tonë. Por, për ironi, pas trembëdhjetë vitesh mungesë dhe nën suksesin e një mendësie që ka shkatërruar pothuajse çdo mekanizëm normal të jetës filmike, ndodh diçka që vështirë se gjen shembull në botë: i njëjti regjisor konkurron me më shumë se një film në të njëjtin festival.
Ç’është kjo mynxyrë?
Ku jeni ju që e keni marrë përsipër menaxhimin e filmit shqiptar? A nuk e shihni se një festival kombëtar nuk mund të funksionojë pa rregulla të qarta, pa standarde dhe pa respekt për barazinë e konkurrimit?
Mos e ktheni kinemanë shqiptare në atmosferën groteske të Koncert në vitin 1936. Humori i atij filmi ishte art; tragjikomedia që po përjeton sot filmi shqiptar është realitet.
“O milet, dëgjoni e mbani vesh!”
Burimi/Facebook


Leave a Reply