O burra e gra të ndershëm të këtij vendi kudo që ndodheni e nga kudo që vini unë që po ju drejtohem sot me zemër të hapur e me shpirt pastërtie jam Paulin Maçaj nga Shkodra një qytetar e një prind si ju që përpara kombit nuk jam asgjë më shumë se një flluskë e thjeshtë në detin e madh popullor sepse peshën e të vërtetës asnjëri nuk ia di tjetrit dhe qëllimi im i vetëm nuk është individi apo ndonjë vetëlavdërim por një betim i madh për t’i kthyer trurin dhe vlerat e humbura Shqipërisë sonë. Sot është koha me u ndalë e me shiku në sytë e njëri-tjetrit si shqiptarë të një gjaku e të një bese duke refuzuar çdo mendjemadhësi e krenari të rreme të atyre që mbushin sallat e ekranet sepse shtëpia jonë e përbashkët nuk është një mall që mund të shitet nëpër pazare të errëta por është amaneti i shenjtë i të parëve tanë që punuan gjithmonë me ftyrë me besë për komb e për pronë. Në këtë moment kritik duhet ta largojmë përgjithmonë atë që na kanë mësuar për qëllime të mbrapshta sepse as krahina, as vehnollja, as ndarjet veri e jug, as të pasur e të varfër, as besimet e as partitë e ndryshme nuk duhet dhe nuk mund të na mbajnë larg njëri-tjetrit. Të gjitha këto kanë pasë vetëm një qëllim, me na përça që të na sundojnë më rehat, një dasi e mallkuar që e kanë mbjellë tek shqiptarët që nga pushtuesi turk, italiani, gjermani, komunizmi e deri tek klanet e caktuara të ditëve të sotme që kërkojnë të na ndajnë për interesat e veta ndaj duhet të ngrihemi mbi këto përçarje pa plane të paracaktuara politike e pa agjenda të gatshme ku vëllai nuk e quan më të huaj vëllain por ku të gjithë së bashku si një trup i vetëm kombëtar vendosim të izolojmë të keqen. Shqipëria nuk ka nevojë për fjalë të vakëta e as për sharlatanë që ndërrojnë partitë për interesat e tyre por ka nevojë për një vetëdije të lartë dhe për kthimin e ligjeve të të parëve tanë që dinin të udhëhiqnin me nder e me burrëri sepse anëtarësimi i vërtetë në Evropë dhe shpëtimi i këtij kombi vijnë vetëm atëherë kur ne të nxjerrim në pah vlerat tona të kulluara e të mos ulemi më në gjunjë përpara askujt me përfaqësues mbeturina e lupisa. O rini e mrekullueshme e këtij trualli ju që mbani në duar fatin e Shqipërisë dhe që refuzoni të jetoni në gjunjë lëreni të shkruar në histori këtë moment se erdhi dita me u bashkuar me besë me nder e me një qëllim të vetëm për të përmbysur këtë regjim të antivlerave shumëshekullore që na ka copëtuar e varfëruar që nga koha e Gjergj Kastriotit e deri më sot duke bërë që sot të kufizohemi vetëm me tokat tona ndaj le ta nisim këtë rrugëtim të ri për të kthyer dinjitetin dhe mendjen e shëndoshë në krye të vendit.
Sot po shoh shumë mendjemëdhenj, shumë trima e krenari të rreme nëpër salla e ekrane që marrin merita e guxojnë t’u thonë aktivistëve të terrenit “largohu ti se jemi ne drejtuesit”, duke vazhduar atë frymë 80-vjeçare të unit dhe urrejtjes klanore që po e çon ujin në mullirin e pushtetit. Ky ndryshim i madh nuk kërkon më fjalë të vakëta e as pritje sikur po vijnë krushqit, ndonëse përballë kësaj bande ku janë bërë bashkë qeveria, mediat, krimi dhe droga kundër qytetarëve duhet një vendosmëri e prerë. Forca jonë është refuzimi i hekurt dhe izolimi pa gjak, pa plumba, pa hujt e as gjakmarrje si ato të 21 janarit, por burrërisht e me forcën e madhe të demaskimit moral të atij sistemi korruptiv që nuk do të gjejë më askënd që t’i shërbejë. Fuqia e këtij bashkimi është refuzimi i prerë, sekuestrimi i asaj që u është vjedhur qytetarëve dhe përbuzja publike për të gjithë ata që abuzuan, pa u fikur kurrë dhe pa u ndalur deri në arritjen e qëllimit final që vendimet për fatet tona t’i marrim vetë. Epoka e llimjeve ka mbaruar, sot kur bashkohet kombi me besë e me tru, ne dimë të japim mësim e të vendosim drejtësi.
Kur një komb i tërë ngrihet i bashkuar rreth nderit, asnjë forcë dhe asnjë polici nuk mundet me na ndalë, sepse edhe ata janë bijtë tanë e do ta gjejnë forcën me u rreshtuar në krah të së drejtës. Këtë e them nga jeta jeme, sepse kur don me arritë nji gja ka forma sa të duash pa dëmtuar asgjë. Kur ekziston vendosmëria e vërtetë, qëllimi nuk është me dëmtu apo me shkatërru, por me blloku e me ndalu të keqen, duke ditur si ruhet e duke shfrytëzuar rrugën, guximin e çastin. Këtë e ka dëshmuar jeta në terren me 7 mars të vitit 2016, në ditën e mësuesit, kur mes qindra policëve që nuk lejonin askënd, me maturi të plotë u arrit të shkëputej e të ndalohej kryeministri duke e kapur për krahut për t’i kërkuar llogari ballë për ballë për dëmshpërblimet e përmbytjeve në Shkodër. Kjo tregon se kur ke të drejtën e Zotit me vete, guximi i një njeriu të vetëm thyen çdo pengesë e çdo kordon. Qëndresa ime dhe e familjes sime me gjashtë anëtarë, që ka qenë në ballë të çdo proteste mbarëkombëtare që nga viti 2012 kundër taksave të padrejta e deri në çdo cep të Shqipërisë si në Shkodër, Rrjoll, Kukës, Divjakë, Astir e Unazë të Madhe, nuk ka qenë kurrë për interesa apo karrige, por për mirëkuptim e shpirt pastërtie. Si prind i katër fëmijëve të shkolluar me diploma universitare, unë e di mirë sakrificën për të mbajtur familjen e shëndoshë si celulën e parë të kombit, e cila duhet mbrojtur nga eksperimentet moderne dhe nga axhendat e huaja sorosjane apo rrymat që futin dasi fetare e ideologjike.
Ne duhet të arrijmë një model të ri udhëheqjeje me njerëz të thjeshtë e të ndershëm, të veçantë, që vijnë nga geni i pastër kombëtar e kanë përulësi, duke garantuar barazi të vërtetë para ligjit që taksat të mos jenë barrë shtypëse dhe që rinia jonë e shkolluar të gjejë të ardhme në tokën e vet pa u detyruar të marrë rrugët e botës. Udhëheqja e vërtetë nuk është kreni, pozim e edicion spektakli ku sharlatanë e oportunistë që ndërrojnë kahun politik për interesat e tyre marrin mikrofonin, por është shërbim, betim kombëtar dhe mbrojtje e rreptë nga tradhtia që nga koha e Hamzait e deri te tradhtarët e sotëm. Kuvendi ka vlerë vetëm atëherë kur dëgjon zërin e atyre që kanë kontribuar me vepra në pluhurin e shesheve, prandaj ju jap fjalën dhe ju premtoj me bindje se po u bëmë trup i vetëm për këtë qëllim të shenjtë, ne do t’i kthejmë vlerat në krye të vendit dhe do t’u lëmë brezave një emër të ndritur e një Shqipëri ku jetohet me faqe të bardhë dhe dinjitet të plotë.
Nji prind nga Shkodra
Paulin Maçaj
Burimi/Facebook


Leave a Reply