Kjo shprehje e prokurorit italian Paolo Borsellino përmban mësimin e saj të madh: lufta kundër krimit të organizuar nuk mund të fitohet vetëm me veprimet represive të shtetit, por duke zhdukur mentalitetin mafioz përmes edukimit dhe kulturës së ligjshmërisë.
19 korriku shënon përvjetorin e masakrës së Via D’Amelio në Palermo të vitit 1992, ku një atentat me makinë-bombë i organizuar nga mafia italiane vrau prokurorin antimafia Paolo Borsellino dhe pesë oficerë të eskortës së tij.
Sulmi ndodhi vetëm 57 ditë pas vrasjes së mikut dhe kolegut të tij, Giovanni Falcone. Borsellino, një nga figurat më të spikatura në historinë e drejtësisë për goditjen e mafias gjatë “Maxi Trial”, mbetet një simbol i guximit dhe luftës institucionale kundër krimit të organizuar.
E per ta lidhur me kontekstin tone: protesta po con mesazhin e forte, se shqiptaret jane ne protesta masive prej 50 ditesh per drejtesi. Jo ate drejtesine popullore te regjimit Hoxhist, por drejtesine e pavarur nga minjte dhe hijenat e politikes. Presin nga SPAK veprime konkrete ne luften kunder korrupsionit te larte. Duan intensifikim dhe cuarjen para drejtesise per dosjen Balluku, AKSHI-n, Inceneritoret, Tunelet, rruget, Teatri Kombetar, Porti i Durresit, bazat ushtarake, Albanian File e plot krime e korrupsion me parate dhe pasurine publike. Koha per drejtesi te pavarur, prokuror e gjykates atdhetare eshte sot, jo kur kryerilindasi anti shqiptar te realizoje shpopullinin final te Shqiperise.
Sot shqiptaret e shumte ne proteste presin nje “maxi proces” per te gjithe krimet dhe korrupsionin e te gjithe klases politike 36 vjecare!
Burimi/Facebook


Leave a Reply