O burra e gra, o rini e shkollueme e prind që ju ka djegë shpirti nga padrejtësia! Është koha me i lënë plazhet, me i lënë kafenetë, rehatinë e çdo gjë tjetër pas dore, sepse sot nuk asht ditë për pushim, por asht dita e mbijetesës kombëtare! Këtu nuk jemi tue u qeverisë, por jemi të shtypun nën thundrën e nji bande që po na dhunon, po na çon zvarrë nëpër baltë e po na vjedh çdo pasuri me dritë të diellit. Këta hajdutë të pangopun kanë mbi tridhjetë vjet që e shqyejnë këtë vend si të ishte plaçkë lufte, ndrza prindërit tanë po thyhen para kohe nga pamundësia për të mbajtur familjet, e rinia po ikën rrugëve të botës me gomone sepse këta ua vranë ëndrrat që në djep.
Ky kushtrim u drejtohet konkretisht edhe juve, emigrantë, bij e bija të këtij vendi, që po ju kushton kaq shtrenjtë kjo dhimbje e madhe! Ju që po shihni se si po shuhet vendlindja juaj nga babëzia e pushtetit, ju që u detyruat të ikni me lot në sy nga malli për shtëpinë tuaj, ngrihuni me atë atdhedashuri të pastër që e keni dëshmuar gjithmonë me sakrificë! Kombi sot thërret bijtë e vet, kudo që ndodhen, për t’u bërë bashkë e për të larguar një herë e mirë antivlerat, krimin e degjenerimin që po na mbyt. Nuk mund t’i lëmë shtëpitë tona të kthehen në gërmadha të harruara e as trojet tona të të parëve të përfundojnë në duart e oligarkëve të pangopur!
Sot që ndodheni në atdhe, ju bashkëkombas, duhet t’ju kujtohet çdo dhimbje që keni dëgjuar për prindërit e të afërmit tuaj kur ju ndodheshit larg! Kujtoni se si ua prishën shtëpitë e se si ranë plumba mbi njerëzit tanë gjoja për t’i ruajtur nga virusi, siç ndodhi me vrasjen e pabesë të Klodjan Rashës. Na i vranë njerëzit rrugëve e nëpër shkolla, e mbollën vendin me drogë e na terrorizuan me kriminelë. Ndërsa qytetarët e thjeshtë i arrestonin edhe për nji riparim çatie, pasuritë tona ua lanë horave, patronazhistave, të huajve e oligarkëve. Kujtoni dhimbjen e gazin lotsjellës që u hodhën nënave e fëmijëve që mbronin shtëpitë e tyre! Nxorën paketa ligjore med male med para të pista për të ndërtuar pa pyetur se e kujt asht prona, duke nënvlerësuar euron e pastër të emigrantëve me lekun e pistë të drogës. Na tërhoqën zvarrë e na shkelën dinjitetin! Sa herë që vini në atdhe, ju rrisin çmimet e çdo gjëje me papërgjegjshmëri totale, duke jua zhvleftësuar mundin e nji jete. Ju punoni me sakrifica të mëdha jashtë vendit, ndërsa këta hajdutë jetojnë këtu si sheikë!
Kujtoni mirë se sa shumë gjëra të tmerrshme kanë ndodhur në këtë vend e sa shumë kemi duruar! Në qoftë se nuk rrëzohet ky regjim antivlerash e hajdutësh këtë herë, harrojeni Shqipërinë për gjithmonë! Për këtë betejë të madhe duhet durim i madh, vendosmëri e çeliktë e nji betim i shenjtë kombëtar! Dijeni mirë se kjo ndihmë e juaja për t’u bërë bashkë ka më shumë vlerë se çdo gjë tjetër që keni bërë deri më sot, sepse ky bashkim rrëzon pushtimin e brendshëm e i largon antivlerat nga ky vend. Po u rrëzua ky regjim, ju do të mbeteni në histori të shkruar me shkronja ari e keni se çfarë t’u thoni brezave që vijnë pas!
Mjaft më me durim ndaj këtij sistemi gjakpirës! Duhet të ngrihemi të gjithë në këmbë, të bëhemi nji mur i pakapërcyeshëm në këtë protestë kombëtare, ditë pas dite e pa u ndalur, që ky bashkim të mbetet në histori si dita kur populli mori në dorë fatin e tij. Kombi sot ka nevojë për ne, ashtu siç u mblodhën trojet shqiptare në kohën e të madhit Gjergj Kastriotit! Ne jemi kastriotët, jemi bijtë e kësaj toke të shenjtë e kemi për detyrë të ngrihemi me dinjitet për të vendosur vlerat tona të larta në vendin që u takon, ashtu siç i pat Shqipëria lart e me nder përpara pushtimit turk! Le të bëhemi bashkë për kombin, për brezat, për vatanin e për shqiptarinë, pa dallim vendi, krahine, besimi apo vendndodhjeje — të gjithë si nji trup i vetëm nën nji flamur! ZGJOHU SHQIPËRI, BASHKIMI ËSHTË FORCA JONË!
Burimi/Facebook


Leave a Reply