42 ditë. Dhe nuk ndalet Shqipëria! 🇦🇱
42 ditë në këmbë përballë arrogancës së pushtetit.
42 ditë kundër korrupsionit që ka shndërruar shtetin në pronë private.
42 ditë kundër një qeverisjeje që ka zëvendësuar llogaridhënien me propagandën dhe dialogun me përçmimin. Kundër një klase politike që nuk
Nuk protestojmë vetëm kundër Edi Ramës si individ. Protestojmë kundër modelit që ai përfaqëson:: një model ku pushteti mendohet i përjetshëm, ku ligji zbatohet ndryshe për qytetarin e ndryshe për qeverinë, ku korrupsioni shpërblehet dhe ndershmëria ndëshkohet.
Historia ka treguar se asnjë pushtet nuk është më i fortë se ndërgjegjja e qytetarëve.
Sheshi nuk është thjesht një vend proteste. Është vendi ku fillon rikthimi i dinjitetit.
Le ta bëjmë ditën e 42-të edhe më të madhe, edhe më të fortë, edhe më të vendosur.
Ejani në shesh !



Burimi/Facebook


Leave a Reply