Në samitin e NATO-s në Turqi, Edi Rama dukej se kishte një synim të qartë Të siguronte një shtrëngim duarsh me Donald Trump, ashtu siç kishte tentuar edhe më parë në aktivitete të tjera ndërkombëtare. Një moment i tillë do t’i shërbente politikisht në opinionin publik shqiptar.
Edhe këtë herë Rama u paraqit me atletet e tij karakteristike, Një zgjedhje që shumë e interpretuan si përpjekje për të tërhequr vëmendjen e pjesëmarrësve, përfshirë edhe Trump. Megjithatë, kjo nuk solli rezultatin e dëshiruar. Gjatë samitit nuk pati asnjë takim zyrtar mes Ramës dhe Trumpit, Mafie nuk u vu re as ndonjë kontakt i veçantë mes tyre.
Nga ana tjetër, mazhoranca e paraqiti si sukses faktin që samiti i ardhshëm i NATO-s pritet të zhvillohet në Shqipëri. Por kjo nuk mund të konsiderohet domosdoshmërisht një meritë personale e Ramës. Vendimet për zhvillimin e samiteve të NATO-s janë rezultat i analizave dhe planifikimeve strategjike të Aleancës dhe aleatëve të saj Dhe jo si iniciativës së një lideri të vetëm.
Shqipëria ka një pozicion të veçantë në Ballkan. Ajo nuk ka qenë pjesë e Traktatit të Varshavës Dhe për këtë arsye nuk lidhet me marrëveshjet që shoqëruan shpërbërjen e tij. Zgjedhja e Shqipërisë si vend pritës, Mund të lidhet me konsiderata strategjike të NATO-s dhe jo domosdoshmërisht me arritjet e qeverisë shqiptare.
Në pamjet e samitit, Rama u pa shpesh i vetëm dhe pa kontakte të dukshme me liderët kryesorë. Edhe në fotografinë familjare Ai u pozicionua në periferi të grupit. Ky është një tregues se Rama nuk kishte një rol qendror në marrëdhëniet informale mes liderëve të pranishëm,
Tashmë mbetet të shihet nëse samiti i ardhshëm I cili nga kirri i sorrave të Ramë U tha do të zhvillohet në Tiranë, Por pa një data të çaktuar akoma
Është për tu pasë Se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë: kryeministri Edi Rama apo presidenti Bajram Begaj. I cili nuk do ketë më justifikim për misojesmarrje
Gjithashtu, mbetet për t’u parë Nëse Donald Trump do të marrë pjesë në samitin e Tiranës ?
Koha do t’i japë përgjigje të gjitha këtyre pyetjeve.
Kujdes spiunët



Burimi/Facebook


Leave a Reply