Më mirë që të ndodhë edhe pse disi vonë, se sa të mos ndodhë kurrë….
IK MIKU IM EDI RAMA, sepse asgjë nuk do të ndodhë edhe sikur me ty të vij dëshirueshëm vetë Prof. Dr. Sali Berisha, si dhe të merni me vete Marëveshjen zhbërëse të dy partive të PD-PS të 21.04.2008 të DEMON-KRACISË, atë në kthimin e saj në një sistem socio-politiko-ekonomik Partitokratik/Kryetarokratik/Autokratik…
Me shumë siguri që do të dalin “Mujo Ulqinakë të tjerë”, për të mbrojtur SHQIPËRINË edhe pse në atë kohë i vetëzgjedhuri MBRET “i veshi opingat”, jo për të dalë në mal sikundër edhe ju po na premtoni për tu surrelizuar përfundimisht, POR vetëm për të ikur në Greqi dhe jo për të mbrojtur vendin…
“Bashkëfajtorë dhe Bashkëvuajtës” jo djallëzisht u hodh si parullë drejtuese e DEMON-KRACISË, DUKE I NDOTUR sado pak pothuajse një pjesë të madhe të shqiptarëve me përfshirjen e tyre në rrëmbimin e tokave, shkatërimin e qindra veprave të ndërtuar me gjak e djersë nga të gjithë shqiptarët, përfshirë edhe të burgosurit e ndërgjegjes, rrënimin e mekanizmave mbrojtës dhe sigurues të vendit, arsimin, shëndetsinë, infrastrukturën rrugore e hekurudhore, kulluese dhe ujitëse, etj…
Vendi po zbrazet dita ditës, pronat kurrë nuk vajtën te i zoti, u legalizuan “pushtimet e tokës dhe i pronave”, u shkatëruan përrenjtë dhe lumenjtë për hidroçentrale të vegjël fitimprurëse për pak pronarë por rrënuese të burimeve ujore, kostoja e jetesës sa vjen e rritet, cilësia dhe shpejtësia e ofrimit të shërbimeve shtetërore çalon shumë, drejtësia sa vjen e i largohet zgjidhjes së çështjeve juridike të popullit, cilësia e dijesimit po zhbëhet sikundër po zhbëhet edhe shtrirja horizontale e shërbimit shëndetsor, një infrastrukturë që po ngrihet me çmime marramendëse, një bregdet që po betonizohet, një trashëgimi historike e cila po fundoset nën beton, oborret qeverisëse të mbushura me anonimë, një SPAK që është bërë plotësisht KAPS përkundrejt shkatëruesve të Shqipërisë së pas 31.03.1991 dhe ndaj pasurive financjare dhe të paluajtëshme të tyre, duke u marë me çështje teje periferike të klepto-korrupsionit 35 vjeçar, një PARLA-PA-MENT ku përpos debateve shterpë dhe hosanabërjeve ndaj lidërve partiakë, pak ose apak cilësi intelektuale legjislative ofron….
DERI MË TASH ne si popull vetëm HESHTËM, ndaj tashmë kur “këto plagë të majisura po shpërthejnë”, kur populli u derdh në rrugë vetëm pas “shpimit të njërës prej plagëve të qelbëzuara, ZVËRNECIT”, dhe ai filloj që të kërkojë në plan më të gjërë edhe NDRYSHIMIN e KLASTËS/KASTËS politike të vendit, AJO DUHET që të mos e ulë tempin si dhe zhbërjen e saj sikundër ndodhi me Lëvizjen studentore të 2018, sapo në të futën duart politikanët e kohës dhe levat e tyre rinore…
INTELEKTUALËT të mos vijojnë mënjanimin dhe konformizmin e tyre si deri më tash, për hir të pragmatizmit të tyre karierëbërës dhe materialo-financjaropërftues….
Hedhja baltë mbi këtë protestë popullore, politizimet e pa vënd të saj, implikimet në të të huajve qofshin këto edhe të rreme si pretendime, daljet e përminutëshme në TV dhe në podkaste i “shërbëtorëve mediatikë” të të dy Partive PS dhe PD, kanë për qëllim ti marin frymën kësaj lëvizje si dhe ta relativizojnë gradualisht atë, ose më keq që ta shpallin atë si një lëvizje në shërbim të keqdashësve ndaj sovranitetit të vendit dhe të ardhmërisë së tij…
DHE VJEN NJË DITË sikundër erdhi që zemërimit popullor ti mbrijë pragu i vlimit…
VLIMIT nuk duhet ti vijë fundi por ai vetëm e vetëm duhet të vijojë, për sa kohë që në Shqipërinë e këndej Drinit, kanë mbetur Arbër/Shqiptarë…
ZHVILLIMIN e vendit e duan të gjithë, por jo në mënyrë klepto-korruptive të tij në dobi të një grushti pusht-shtetarësh, të shërbëtorëve të tyre në oborrin e pusht-shtetit dhe të mbështetësve të tyre ndërkombëtar po aq korruptivo-kleptokratik…
MOS ndërkombtarizoni diçka që e ka vulën kryesisht të klepto-korrupsionit vendoro-demonkratik…
“KOHA është e maskarenjve,
Por ATËDHEU i Shqiptarëve” (A.A.)
Kurdoherë kur vendi ka qënë në rrezik populli ynë ka mundur disiqysh që të reagojë, i prirë vetëm nga Flamuri kombëtar dhe nën tingujt e Himnit të Flamurit:
“Se ZOTI vetë e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë NE” (A.S. D.).
Burimi/Facebook/Zefiri.net


Leave a Reply