Prej disa ditësh, në lumin Mërtur makineri të rënda kanë ndërhyrë në rrjedhën e lumit për të ndërtuar prita malore (diga), ndërhyrje nga KESH. Banorët u shprehën se janë kundër ndërhyrjeve në lumë dhe kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie për punimet e kryera deri më tani. Pasi u mor vesh se banorët do të organizoheshin në protestë, makineritë u tërhoqën nga lumi.
Banorët shprehen se do të vijojnë ta mbrojnë lumin e tyre ndërsa deklaruan se kjo zonë nuk ka parë asnjë investim në rrugë, shkolla e qendra shëndetësore duke i detyruar ata të largohen. Të vetmet ndërhyrje sipas banorëve janë për diga dhe për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të zonës.




Burimi/Facebook/Citizens.al


Leave a Reply