NGA PAULIN MACAJ
Kujt i ankohet kryeministri për mbeturinat kur ka 13 vite në krye të qeverisë dhe ka nën zotërim çdo gjë ndërsa vjen si shpëtimtar me investimet e oligarkëve
Kryeministri na qet një vidjo që me e ba të veten me juallan uligartve e bajn para me mbeturina e përmysin me ujë i vejn zjarrin e bajn të cuxhme vet atër vin si shpëtimtar me nertu me leket qe i kanë vjell Shqipërisë dhe e keqja asht ky na qet mbeturina kur ka 13 vite në krye të qeverisë kuj i ankohet kuj ja shrt këto kjo asht dyshimi se keti i jepet doza e pa pastër sepse kjo që po shohim nëpër këto studio televizive të kthyera në stane patronazhistësh dhe hale publike është një atentat i vërtetë që i bëhet dinjitetit të këtij populli nga një tufë servilësh dhe sahanlëpirësish që nxjerrin vetëm vrer e shpifje nga goja. Unë Paulin Macaj dua t’ju pyes juve qytetarë shqiptarë dhe mbarë opinionin publik se si mundet që ai që ka timonin e qeverisjes prej më shumë se një dekade të bëjë rolin e denoncuesit në rrjetet sociale duke publikuar pamje nga zona e Zvërnecit ku shihen mbeturina të shpërndara në mjedis e duke shkruar me ironi se kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur kur në fakt ky degradim është dështimi dhe kapja e hapur e një qeverie që e ka lënë natyrën qëllimisht të shkatërrohet me një strategji të pastër mafioze ku së pari krijohet tmerri dhe pastaj na shiten si shpëtimtarë projektet katër miliardë eurosh që nuk janë gjë tjetër veçse bllofe për të na gllabëruar plazhet ujin e pijshëm rërën dhe pasuritë tona kombëtare. Është një pështirë e madhe të shohësh analistë e mbetje komuniste nëpër emisione që guxojnë të thonë se populli që proteston për tokën e fëmijëve të vet na qenka sjellë me autobusë nga Greqia e Janina ndërkohë që në rrugë ka dalë një popull i tërë i zhytur në varfëri me rroga e pensione mizerie katërqind mijë lekëshe që po ngrihet kundër shpopullimit bordeve grabitqare dhe spitaleve pa ilaçe. Kjo maskaradë ku si socialistët ashtu edhe demokratët bashkëpunojnë nën rrogoz për të ndarë Shqipërinë si plaçkë lufte duhet shpallur tradhti e pastër ndaj interesit kombëtar sepse asnjë qytetari nuk i futet gjë në xhep nga këto projekte miliona eurosh që thjesht pasurojnë partinë dhe miliarderët ndërsa ushtria e servilëve nëpër televizione sulmon qytetarët e thjeshtë që kanë vendosur të mbrojnë me dinjitet tokën e tyre deri në fund.
Burimi/Facebook


Leave a Reply