I. PSE GREKET E SLLAVET NUK KANE ASNJE LLOJ NDIKIMI NE PROTESTE
Fakti i parë: Dëgjoni videon e një prej liderëve tane kryesorë , z. Arben Kola, se si flet për grekët dhe si u tregon Live në TV se kush janë agjentët serbë në Tiranë. Për serbët e rusët, që janë pak a shumë e njëjta gjë, pra nuk po flas se i kuptoni vetë nga video.
Fakti i dytë për Greqinë si propagandë më e trumpetuar: Nëse investimi në Zvernec-Nartë-Sazan është ngjizur dhe dirigjohet nga lobi hebre Rothchild, Kushner etj., Greqia ndodhet në të njëjtin bosht me Izraelin si aleatja kryesore e tij në Mesdhe, në Europë dhe si kundërpesha kryesore ndaj shtetit që Izraeli i trembet më shumë, Turqisë. Ku ia mban Greqisë të involvohet për dorëheqjen e Ramës në këto kushte? Ju kujtoj se kërkesa e parë e protestës dhe e panegociueshme është pikërisht dorëheqja e Ramës dhe pastaj kërkesat e tjera që do miratohen shpejt si ligje në parlamentin jeteshkurter, ku Rama do jetë vetëm një nga deputetët.
Fakti i tretë: Dihet botërisht, pranuar edhe nga politikanë grekë, se Rama në politikë është mbështetur fuqimisht nga Greqia që nga fillimet e tij, madje në protestat e dhjetorit ishte në Greqi dhe erdhi me shpejtësi të kapte rol drejtues në sistemin e ri, por nuk i eci, sepse vendet i kishte ndarë Ramizi. E kanë mbështetur me edukim në Amerikë, e kanë mbështetur me Kishën greke dhe Janullatosin këtu, madje e kanë dekoruar si “kalorës i orthodhoksisë greke”.
Fakti i katërt: Ore, se doni të na bëni ne për budallenj, por dilni budallenj vetë. Po na i organizoka Beleri protestat kundër Ramës, pra Rama i mençuri, paska frikë një budalla si Beleri, të cilin e futi në burg dhe e degjeneroi. Akoma më groteske bëhet teza kur mercenarët e Belerit thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, kur dihet që Beleri është i Berishës.
Fakti i pestë: Dolën këta “grekët” e Ramës nëpër TV dhe tregonin foto autobuzësh që vinin në Shqipëri, siç bëjnë linjat përditë. Dmth kaq fakte kishin, me gjithë ato patronazhistë që të futen edhe në krevat, jo në protestë, që të filmonin disa nga këta “grekët” e Belerit, se ata janë minoritarët që përdoren, këta vetë i kanë përdorur dhe i njohin shumë mirë, po të kishin ardhur ata.
Fakti 6: Dalin disa gazetarë patronazhistë dhe na mbushin mendjen nëpër ekrane se Greqia ka interes të mos bëhet turizmi i jugut te ne, se i marrim turistët dhe prandaj do të ndalet projekti “që nuk ka projekt” akoma, sipas vetë Ramës, pa kur të ndërtohej për pesë vjet, pa kur të vendoste gardhin për turistët shqiptarë dhe ata lloj turistësh të varfër që vijnë në Shqipëri. Ai projekt, nëse bëhej, do ishte një ishull tip Epshtein, nuk i vunë kot gardhet. Do vinin vetëm me chartera vizitorët aty. Prandaj ndertuan edhe aeroportin e Vlores. Asnjë konkurrencë me Greqinë në turizëm.
Fakti 7: Ju thoni qe Greqia nuk reagoi kot për atë protestuesin e hequr zvarrë, sepse do të kapitalizojë mbi faktin që atje ka shumë me pasaporta greke. Ore, është detyrë normale e çdo shteti dhe bravo i qoftë Greqisë që i mbron shtetasit e saj kudo janë, jo si shteti ynë që i ka lënë djemtë e nënave të vriten në lokale apo burgje greke pa asnjë lloj reagimi dhe asistence. Por në Shqipëri një e treta e shqiptarëve kanë pasaporta të dyta, të gjithë e dimë se i kanë marrë për efekt emigrimi dhe përfitim ekonomik, jo se janë grekë. Zverneci nuk është Himara, nuk ka bazë aty për këto gjëra, se nuk ka dalë ndonjë Beler.
Perparim Gjeka 4 qershor 2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply