Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve po zhvillohet dita e katërt e protestës në Tiranë. Policia vendosi një kordon për të mos lejuar protestuesit drejt kryeministrisë për shkak të masave për ndeshjen Shqipëri-Izrael por protesuesit nuk u ndalën dhe e çanë kordonin policor.
Për disa minuta pati përplasje mes protestuesve dhe policisë por protestuesit ia dolën që të kalojnë ndërsa policia pas disa tentativave të hedhjes së ujit, hapi rrugën për protestuesit të cilët vijuan drejt kryeministrisë si ditët e tjera.
Protestuesit kanë kërkesa të qarta ku duan largimin e qeverisë dhe konkretisht të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e disa ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura.
Protesta po zhvillohet pas dhunës të ushtruar në Zvërnec ndaj protestuesve që po mbrojnë pronat e tyre
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply