Kujtesa/ MË THOSHTE TATA…
#Nga, Pjeter HALILI
===============
KËSHILLA NGA PËRVOJA JETSORE E HALIL DAUTIT TË BTOSHËS !
*Shenimi ynë: Burri i urtë e shumë i mençur Halil Dauti jetoi 82 vite(1908 – 1990), ish oficer i xhandarrmerisë mbretnore, i cili më vonë në vitin 1948 – “49-të nuk do të kursehej nga regjimi komunist, vetëm përse ishte burrë i zgjuar, intelegjent, i pathyeshen e disident shpirtëror ndaj sistemit që po instalohej. Motivi i burgosjes normal se do të ishte politik, por forca logjike dhe mos dorëzimi përballë hetuesisë, arrin të kapercejë daljen nga kurthi i përgatitur, lirohet pa gjyq dhe del i pafajshem pas 13 muajsh, për të vazhduar jetën gjithnjë nën shënjesteren e sigurimit të shtetit* #aPrebibaj
***
DISA URTI NJERËZORE TË HALIL DAUTIT

– Nuk ka burrë të keq…Po qe burrë nuk asht i keq, po qe i keq nuk asht burrë…
– Ndjesia ma e keqe asht ndjesia e madhështisë…Kurrë mos kujto se je ai që s’je dhe mos mendo që din, atë që s’din…
– Me pësë gjana nderet musafiri:-
Së pari, mirëse të pruni Zoti.
Së dyti, mos me e pëvetë,- prej ka je ka vjen (se të kallxon vetë).
– Së treti, mbas darke mos me e vu shpejt me fjetë, po me i ba kuvënd.
– Së katërti, me u çue heret e me i ndezë zjèrmin.
– Së pësti, me e përcjellë deri në krye të rrugës…(Të posta pa shpenzime…)
– Shkolla të jep dije e kulturë,…ndèja me burra të ban burrë…
– Mos nanvleftëso kërkand…Bashkëbiseduesi e bashkëpunëtori, vartësi e eprori, rivali e kundërshtari,…të gjith janë njerz si Ti…
– Mos hyn në shpinë e Tjetrit me cigaren e duhanit ndezë (se asht mungesë kulture), mos u ngut me e pi kafen (se asht mungesë bereqeti,… kafja e ka lezetin sa ta shohësh përpara), mos ndez duhan përpara se ta ketë lanë shpijaku bukën (se asht mungesë respekti…)
– Kojshia asht gjysë vëllai…Me vëllanë të lidh gjaku, me kojshinë të lidhë jeta…
– Përpara se ta përgojoni familjen e Tjetrit, ndalu e gjyko…Nana, motra, grueja e vajza Jote,…janë si nana, motra, grueja e vajza e Tjetrit…
– Sado i famshëm të bahesh,…për katundin je i biri i filanit,…për fisin je filani prej Btoshe,…për krahinën e ma gjanë, je filani prej Mërturi…Këto janë gradët e Burrit…
– Babën ndigjoje, nanën nderoje, vëllanë mbështete, djalin këshilloje,…motrën, gruen e vajzën porositi…
– Kurrë nuk je mirë, kur kojshia asht keq…
– Musafiri asht dhuratë prej Zotit…Qyshse të thërret në derë, e derisa ta përcjellësh, rrin tuj lutë Zotin për Ty…
– Pleqnia nuk ka shpresë, po ka ngushëllim…Je fukara, shpreson se përmirësohesh, je i sëmurë, shpreson se shëndoshesh, je në burg-shpreson se del, je plak,nuk shpreson të bëhesh i ri…po ngushëllohesh, se të gjith ata që janë jetgjatë,do të vijnë tek Ti…
– Mbas kangëtarit asht zor me këndue…
– Ka sekrete, që nuk duhet t’ja ” thuesh ” as vehtes…
(në foto Halil Dauti & Prof.Pjeter Halili( i biri).
Burimi/Facebook/Gazeta Nikaj-Mërtur Faqja Zyrtare


Leave a Reply