Auloni është aktualisht i angazhuar profesionalisht në kompaninë suedeze OHB Sweden, një ndër aktorët e rëndësishëm në industrinë e prodhimit të satelitëve, ku po aplikon njohuritë dhe eksperiencën e fituar gjatë viteve të studimeve në KTH.
Gjatë ceremonisë së diplomimit, ai u veçua edhe për një element simbolik me vlerë kulturore, duke u paraqitur me veshje kombëtare shqiptare, duke përfaqësuar me dinjitet identitetin dhe origjinën e tij.
Ambasada i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij në fushën e teknologjisë hapësinore dhe inxhinierisë së avancuar.
Burimi/Facebook/Embassy of Kosovo in Stockholm


Leave a Reply