“Mam, bab, s’ju kam koritur…”
Këto fjalë nuk janë thjesht dhimbje. Janë akt-akuzë. Janë thirrje që del nga zemra e një vajze që sot nuk është më, sepse një shoqëri e tërë, një shtet i tërë dhe një drejtësi e verbër përballë dhunës, dështuan ta mbronin.
Kur do të ketë drejtësi për Xhuana Nikolaj?
Sa Xhuana të tjera duhet të bien viktima që ky vend të zgjohet?
Sa vajza duhet të frikësohen?
Sa gra duhet të heshtin?
Sa familje duhet të hapin dyert e mortit që shteti të kuptojë se dhuna ndaj grave nuk është “çështje familjare”, por krim, alarm kombëtar dhe turp institucional?
Ku është shteti?
Ku është policia kur një grua kërkon mbrojtje?
Ku është drejtësia kur dhuna jep shenja para tragjedisë?
Ku janë institucionet që paguhen për të parandaluar, jo vetëm për të dalë në deklarata pas krimit?
Drejtësia që nuk flet, vret përditë nga pak.
Heshtja e institucioneve vret.
Zvarritja e dosjeve vret.
Mospërfillja e denoncimeve vret.
Mentaliteti që fajëson viktimën vret.
Shoqëria që thotë “mos u përziej” vret.
Xhuana Nikolaj nuk duhet të mbetet thjesht një emër në lajme. Ajo duhet të bëhet pikë kthese. Ajo duhet të jetë viktima e fundit e femicidit dhe dhunës ndaj grave në këtë vend.
Dhe një kërkesë e drejtpërdrejtë për mediat:
Mos e portretizoni Xhuanën me foton e vrasësit.
Është e turpshme që viktima dhe vrasësi të vendosen në të njëjtën foto, sikur historia e saj të mos vlejë pa fytyrën e atij që ia mori jetën.
Nderojeni Xhuanën me foton e saj.
Me emrin e saj.
Me dinjitetin e saj.
Me jetën që iu ndërpre padrejtësisht.
Mos ia lini hapësirën vrasësit. Mos ia jepni skenën krimit. Mos e bëni viktimën hije pranë atij që duhet të përballet me drejtësinë.
Xhuana meriton drejtësi.
Familja e saj meriton drejtësi.
Çdo vajzë dhe çdo grua në Shqipëri meriton siguri, jo frikë.
Mjaft më me deklarata boshe.
Mjaft më me lot pas krimit.
Mjaft më me shtet që zgjohet vetëm kur është tepër vonë.
ejtësi për Xhuana Nikolaj.
Drejtësi për çdo grua të vrarë nga dhuna.
Drejtësi, jo heshtje. Sepse heshtja po vret.
Burimi/Facebook/First Hello World


Leave a Reply