(Deklarate e KPO te KKSH)
Te rinj e te reja!
Bijë e bija trime te shqiptarve te Maqedonise.!
Kemi ndjekur me vemendje te madhe,levizjen tuaj paqsore e demokratike ne kerkim te te drejtave te garantuara edhe me Kushtetuten e Maqedonise.
Kerkesa per te dhene provimet universitare ne gjuhen amtare eshte nje kerkese elementare qe i takon plotsisht rinise shqiptare,nxenesve,studenteve e padagogeve ne universitetet ku ata mesojne.
Prej disa muajsh,ne nje beteje te guximshme me shtetin dhe politiken maqedone,ju,studentet shqiptare po tregoni pjekurine dhe kulturen tuaj te larte, qytetare e demokratike.
Kerkesa juaj per te zbatuar LIGJIN PER GJUHËT eshte e drejte dhe e mbeshtetur.
Si mund te kete vetem maqedonisht,ne nje vend ku faktet flasin ndryshe,ne nje vend ku trashigimia kombetare,kostumet dhe kenget popullore,arkeologjia dokumentojne nje prezence shqiptare,qysh ne kohen e bronxit.
Beni ADN e banorve ne Maqedoni dhe do te kuptoni se cila eshte realisht perberja etnike e vendit tuaj.
Ne muzeun e Shkupit,te gjitha pseudo gjetjet jane te ekspozuara me kujdes ne stendat e muzeut e nderkohe zbulimet qe vertetojne vazhdimesine,gjuhen e te pareve,shkrimet e lashta,qe marrin kuptim vetem me gjuhen shqipe flene ne bodrumet e ketij muzeu apo ne salla te hapura,jashte kujdesit profesional e administrativ.
Mund te kerkoni lirisht,nje pllake guri,ku ishte gdhendur fjala DARDANIA e gjetur ne dy vitet e fundit.
Shikoni ku e kane hedhur dhe do te bindeni menjehere per friken qe autoritetet maqedone kane nga shqiptaret ne Maqedoni.
Kete frike e perjetuan edhe serbet ne Kosove dhe fati i tyre tashme dihet nga te gjithe.
Kerkesat e rinise studentore per te zbatuar LIGJIN PER GJUHET ne universitetet shqiptare te Republikes eshte minimumi i kerkesave qe rinia shqiptare ben sot,ne qytetin puro shqiptar te Shkupit.
Ne nje vend ku “gojet e liga” flasin per prezence shqiptare me 47 perqind te baborëve,ne nje vend ku shqiptaret ne censusin e fundit,te vjedhur dolen 29,5 perqind,politika vendore duhet te mendohet mire…!
MICËKOVSKI duhet te marre vendime te menjehereshme per implementimin e ligjeve kushtetuese si dhe te marre masa te tjera per liberalizimin e jetes shoqrore ne Maqedoni,ku bashin e vendit e zë shtetformimi shqiptaro-maqedon dhe gjuha shqipe,gjuhe zyrtare ne Maqedoni.
Te gjitha levizjet e tjera nuk e sherojne gjendjen e perkundrazi do ta agravojne me tej situaten ne krejt Maqedonine.
Levizja e rinise studentore duhet perjetuar me vemendje e kujdes te madh institucional.
Perndryshe te gjithe duhet ta dinë se nese ngrihen edhe njehere shqiptaret nuk ka me genjeshtra dhe situata e re qe mund te krijohet,do te shenoje edhe fundin e Republikes Artificiale te ISH MAQEDONISË…!
Keshilli i Pergjithshem Organizativ i KUVENDIT KOMBETAR SHQIPTAR.
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE.
Tirane,më 18 maj 2026.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply