Libri “O sot o kurrë” i Pjetër Logorecit
Pjetër Logoreci promovoi në Shkodër librin e tij “O sot o kurrë” kushtuar zëvendës kryeministrit të parë shqiptar dom Nikollë Kaçorrit.
Kjo figurë e rëndësishme e historisë së Shqipërisë për 94 vite u la në harresë të plotë nga shteti shqiptar.
Autori i librit Pjetër Logoreci është ai që ka sjellë privatisht eshtrat e dom Kaçorrit sepse shteti shqiptar e la të vetëm duke mos dalë as që ta presë zyrtarisht në Rinas kur mbërriti trupi i të ndjerit.
Logoreci tregon se si e gjeti mes shkurreve në Vjenë varrin e dom Nikollë Kaçorrit teksa për 94 vite me radhë askush nuk u kujtua për këtë figurë të rëndësishme të Pavarësisë së Shqipërisë për ta sjellë në vendlindje për një kosto jo më shumë se 2600 euro.
Libri tregon gjithë këtë kalvar si dhe autori ka vendosur të botojë emailet dërguar asokohe institucioneve dhe drejtuesve të shtetit shqiptar të cilët as nuk u përgjigjëm as nuk bënë asnjë përpjekje për të nderuar këtë figurë si dom Nikollë Kaçorri.
Burimi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply