O Grida, mbrëmë na tregove se “Top Story” nuk asht më studio debatesh, por një lavanderi ku tentohet të lahet muti i korrupsionit me lot krokodili. Si mundesh me dalë para shqiptarëve e me na shitë si “viktimë” një drejtoreshë që SPAK-u e akuzon për grup të strukturuar kriminal?
Vërtet mendon se jemi aq qorra sa të besojmë përrallat me “shtëpi me qira”, ndërkohë që paratë e vjedhura me AKSHI-n janë kthyer në vila e jahte që ju s’guxoni as t’ua përmendni emrin? Ti që flet për moral, mbrëmë u bëre avokatja e asaj që na ka zhvatur djersën e ballit.
Dhe nuk asht hera e parë! Na kujtohet mirë kur bëje moral me Belinda Ballukun nëpër tunelin e Llogorasë, duke na treguar “vështirësitë” e pushtetit mes betonit të paguar me gjakun tonë. Deri këtu na dini ju? Mendoni se po u futët në tunel apo po dolët në ekran me kostume miliona lekësh, do na mbuloni sytë?
Po ju them një gjë prej Shkodre:
Njeriu bie kaq poshtë vetëm kur shpirtin ia blejnë milionat. Por harroni se ajo që humbet—Faqja dhe Nderi—nuk ka lek që e kthen. Ju jeni bërë “një” me të pafytyrën për me i la ftyrën njëri-tjetrit, por asht kot. Aq shumë jeni zhytë në haram, sa nuk ju lan as uji i Bunës e as i Drinit. Bile, mos u afroni te ato ujëra, se keni me na ndotë edhe lumenjtë me atë ndotje që mbani mrena!
Ky popull asht lodhë nga pushtuesit e komunizmi, por nuk asht budalla. Ne e shohim dritën përtej tunelit tuaj të gënjeshtrave. Milionat e vjedhura nuk gëzohen! Do t’i paguajnë fëmitë tuaj, sepse haku i Zotit nuk harron.
Mbaje mend, Grida: Dardha e ka bishtin prapa. Mund të bëni sa të doni “PR” për hajdutët, por surati që gënjen nuk mbulohet me shoshë. Historia do t’ju mbajë mend si bashkëpunëtorë që tentuat me riciklu krimin në “viktima”.
E vërteta nuk shitet, nderi nuk ka çmim!
Nje e vertet ekranit qe vret te sotmen e te ardhmen.
Paulin Maçaj
Shkodër
Burimi/Facebook


Leave a Reply