Kujtojmë se eliminimi i saj erdhi si pasojë e një televotimi të hapur nga produksioni, i cili pyeste publikun nëse ajo duhej të vazhdonte apo jo qëndrimin në shtëpi.
Kjo masë ekstreme u mor pas një incidenti të rëndë, ku banorja ofendoi me fjalor të papërshtatshëm moderatoren e programit, Arbana Osmani.
Në një video-mesazh të shkurtër pas daljes nga shtëpia, Ola është shfaqur e penduar dhe reflektive, duke pranuar vendimin e publikut si të drejtë pas gabimit të bërë.
“Eksperienca në Fermë ishte e bukur në fillim, por… fundi nuk ishte ai që doja, por ai që e meritova. Ju falënderoj shumë që e patë gabimin dhe e gjykuat,” – është shprehur ajo, duke i kërkuar kështu ndjesë publikut në mënyrë të tërthortë për sjelljen e saj.
Burimi/Facebook/Tirana News


Leave a Reply