Skandaloze: Mimoza Ahmeti po dhu*nohet psiqikisht e fizikisht nga disa banorë në FERMA VIP derisa produksioni në vend se ti përjashtojë këto specie ata kanë zgjedhur të heshtin derisa opinionet e publikut kanë shpërthyer në rrjetet sociale duke mbrojtur Mozën
Gjatë ditëve të fundit në Ferma VIP është vënë re një gjuhë gjithnjë e më bullizuese dhe denigruese ndaj Mimoza Ahmeti, gjë që ka sjellë reagime të shumta edhe jashtë formatit.
Pas Prime-it, sjellja e Fabjolës, Adionit dhe Gresës ndaj saj ndryshoi totalisht, edhe pse deri në atë pikë shpesh janë parë si aleatë të Mimozës dhe kanë përfituar nga mbështetja e saj në lojë. Komentet e Fabjolës janë konsideruar nga publiku si fyese dhe të papërshtatshme, sidomos kur përdoren terma si “plakë”, “me gjak të helmuar” apo kur vihet në diskutim vlera dhe kontributi i një figure që ka një karrierë të gjatë në art dhe letërsi.
Nga ana tjetër, Adioni ka pretenduar se është provokuar nga Mimoza, por publiku ka sjellë në vëmendje faktin se ai vetë ka përdorur tone kërcënuese dhe ofenduese, me deklarata si “do të të shkatërroj” apo “do ta lidh për duarsh dhe do ta nxjerr jashtë fermës”, të cilat janë komentuar gjerësisht në rrjet. Edhe raporti mes Gresës dhe Mimozës ka ndryshuar, duke surprizuar një pjesë të ndjekësve, pasi kjo e fundit shpesh i ka qëndruar pranë dhe i ka dhënë mbështetje gjatë lojës. Kjo situatë ka ngritur edhe një pyetje të fortë te publiku: a po tentojnë vërtet banorët t’i ulin vlerat Mimoza Ahmeti për hir të lojës, apo thjesht nuk po arrijnë të kuptojnë kufirin mes strategjisë dhe denigrimit personal?
Për shumë ndjekës, mënyra si po i drejtohen një figure me eksperiencë, kulturë dhe moshë që mund të ishte ajo e nënës së tyre, ka kaluar limitet e debatit normal në një reality show.
Kritikat, ironitë dhe gjuha e përdorur nga disa prej banorëve janë parë jo më si “dinamikë loje”, por si një formë presioni dhe urrejtjeje verbale që po rëndon atmosferën në fermë. Debati rreth situatës në fermë ka hapur diskutime më të gjera mbi kufirin mes lojës, presionit psikologjik dhe bullizimit në reality show.
Kjo situatë ngre edhe një pyetje të fortë: a po tentojnë vërtet banorët t’i ulin vlerat Mimoza Ahmeti për hir të lojës, apo thjesht nuk po arrijnë të kuptojnë kufirin mes strategjisë dhe denigrimit personal?
Burimi/Facebook/Big Brother Vip Liv


Leave a Reply