Paraprirja.
Dymbëdhjetë ente shtetërore e shoqërore përkrahën dhe mbështeten zhvillimin e Edicionit të Dytë të aktivitetit “Kuizi i Diturisë”. Vullneti i përbashkët enteve shtetërore dhe këtyre organizimeve shoqërore, me gjithë vlerat pozitive që përfaqëson, mbetet vetëm një dekor në krahasim me punën shumë të madhe dhe shumë të mundimshme që u është dashur të përballojë Associazione Albanese “Besëlidhja”, me Presidente zonjën Luljeta Çereku, dhe shkolla shqipe me mësueset Dila Rrapi, Minire Ferati e Jonilda Dervishaj, në qytetin verior Rovereto. Me kohë është krijuar Grupi i punës me mësuesit, nga njëra anë, dhe totalisht shoqata “Besëlidhja”, nga ana tjetër. Për suportin logjistik kishte menduar prof. Murat Koci që jeton në Suedi.
Etapa e parë ishte grumullimi i miqve dhe mikpritësve në një pikë domiuese mbi qytetin piktoresk Rovereto, Itali. Në një mjedis të rregulluar nga mendja e ndritur dhe duart e arta të njeriut, ngrihet e famshmja Kambana e Paqes. Për këtë Kambanë që u punua me bonxin e përftuar nga topat e Luftës së Parë botërore dhe përcjell ushtimën simbolike të paqes në botë, ka shkruar kohë më parë miku im Ndue Lazri. E rëndësishme është të shtoj këtu që shumë pjesëmarrës e vizitojnë dhe rivizitojnë me shumë dëshirë këtë monumnt dhe mjedisin për simbolikën që u përmend. Shumë e shumë e vizitojnë për pamjen spektakolare që sheh syri ku puna e njeriut dhe bukuria e natyrës ndërthuren e ngjizen. Përgjatë rrugës hyrëse janë vendosur flamujt e gati gjithë botës. Nga viti 2010, në hyrje të mjedisit historik është ngritur flamuri ynë me nismën dhe punën këmbëngulëse të shoqatës “Besëlidhja” në Rovereto. Para pak vitesh, me nismën e shoqatës “Teuta” në Trento, në rreshtin e flamujve valëvitet edhe simboli i Republikës së Kosovës. Për rëndësinë historike dhe lidhjet e komunitetit tonë me këtë mjedis foli para të pranishmëve dr.ssa Jonilda Dervishaj.
Etapa e dytë.
Volano është një qendër e vogël banimi ngjitur me qytetin Rovereto. Grupi i punës kishte zgjedhur pikërisht aty mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e aktivitetit. Me angazhimin e tij dhe autoriteteve kompetente, Kryetari i Komunës, Emanuele Volani bënë të mundur zhvillimin e aktivitetit në teatrin në qendrën kulturore aty. Me shumë dashamirësi ai citoi disa fraza shqip, pa arritur ta fshehë perceptimin e ndjesisë së adhurimit të publikut që kishte përballë.
Nga gjashtë shtete; Suedia, Anglia, Belgjika, Greqia, Kosova dhe Italia, erdhën skuadra që synonin fitoren e Edicionit të Dytë. 27 ishte këtë vit numri i formacioneve të përgatitura, për të arritur fitoren finale. Salla e skena ishin përgatitur më së miri me gjithçka nevojitej. Në sfond, muzika për të cilën kujdesej Maestro Aleksandër Kolshi. Në këtë atmosferë u dëgjua mirëseardhja dhe përshëndetja e Presidentes së shoqatës “Besëlidhja”, Luljeta Çereku.
Aktivitetin e paraprinë përshëndetjet e autoriteteve nga zyrat e larta pranë ministrive të Arsimit e Diasporës në Kosovë, Konsullit të Republikës së Kosovës në Milano, zotit Diamant Kastrati, dhe përfaqësuesit e një shkolle të ardhur mes vëllezërve nga Peja. Nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përshëndeti Konsullja e Përgjithshme në Milano, Anila Pojani dhe zonja Momoza Hysa, Drejtore QBD.
Gara u zhvillua përsëri online. Hdhej shorti me emrin e skuadrave që do të përballeshin, dhe shorti për paketën që përmbante dhjetë pytje për garë. Nxënësve u duhej të përgjigjeshin, e para, saktë, e dyta, shpejt. Numri i pikëve të akumluara akordohej automatikisht sipas këtyre kritereve, të cilat i shpjegoi për skuadrat dhe publikun Kryetarja e Jurisë Gerarda Hoxha.
– Të gjithë pjesëmarrësit janë fitues, – i motivuan të vegjllit gjatë fjalëve përshëndetëse. Dhe fëmijët dhuruan ndjesi e spektkël të cilat i përjetuan me intensitet të gjithë pjesëmarrësit në sallë. Përqindja e saktësisë mund të ishte tek 99%, pasi mund të jetë nisur ndonjë përgjigje gabim nga nxitimi. Edhe pse nxitimi ishte element guximi. Shpejtësia në përgjigje qe dukuria më befasuese, sa shumë gara u përcaktuan për një të njëmijtën. Duke qenë se disa skuadra vinin nga shtete të tjera të Europës, të gjithë të vegjlit i përbashkoi gjuha jonë. Nxënësit nga Malmö, nga Brukseli, nga Selaniku, nga Londra dëshmuan punën e madhe që kanë bërë mësuesit e tyre. Shkollat e ardhura me skuadrat për konkurrim nga qytetet e Italisë; Asti, Parma, Ferrara, Padova, Trieste, Novara, Milano, Rovereto, Trento, Bolzano, krijuan gjallëri në çdo nivel konkurrimi.
Çmimet u përjetuan me emocion të madh. Ra në sy përgtitja e lartë e nxënësve nga Malmö, të cilët mbajtën garën gjallë dhe ata u klasifikuan të tretët. Por ishte e pamundur të të kapërcenin Tomorrin. Nxënësit buzë alpeve rrëmbyen gjithçka. Nxënësit e shkollave “Artur Lleshi”, në Trento e Bolzano, (i mbulon e njëjta shoqatë) ishin të papërmbajtur e “të pamëshirshëm”. Nga 27 skuadra, ata fituan vendin e shtatë, të katërt, të dytë dhe të parë. Ky tregues evidencon punën e vyer profesionale, pasionale, të vullnetshme, të shenjtë, që t’u mësojnë fëmijëve të lindur larg vendlindjes, bash kolonën e identitetit tonë, gjuhën shqipe.
Konsiderata.
1. Ideatori dhe shpriti i vërtetë i “Kuizit të Diturisë” është zoti Murat Koci. Një gjë është e sigurtë. Nuk i kam kapacitetet të vlerësoj zotësitë e tij krijuese dhe aftësitë e tij për të ngritur më këmbë një strukturë funksionale me programe të sofitikuara e me shumë truke. Pastaj, për ta vënë në funsion me përpikmëri. Veç mund të them se ky realizim në kompjutera është tepër i mundimshëm dhe kërkon një përvojë tepër të gjatë pune në sektorin e digjitalizimit. Pastaj edhe një mall që shkakton ushtima e vendlindjes.
2. Bukuri e larmi i dhanë përfaqësuesit e shkollave që erdheën në Itali nga shtete të tjera. Angazhimi i mësuesve, nxënësve e ndonjë prindi për të rrugëtuar për një konkurs, është për t’u përshëndetur me përulje dhe i detyruar një falënderim që na buron nga brenda.
3. Angzhime organizimi të një aktiviteti të tillë, kërkojnë domosdo edhe një mbështetje jo thjesht si rit mikpritjeje. Në kohën e sotme gjithçka kushton. Sado e fuqishme të jetë një shoqatë, e ka të pamundur të përballojë një logjistike me faturë të konsidrueshme. Miqtë tanë në Rovereto na referuan që një grup sipërmarrësish; Bardhul Durmishi, Benard e Brajan Kertusha, Skënder Lleshi, Fation Marku, Myfail Capa, Edmir Kaloshi, kanë dhënë kontribut të çmuar, për të realizuar këtë projekt ambicioz. Në këtë rast kemi nderin e madh të vlerësojmë në maksimum fisnikërinë (nobelizmin, i thonë bota) e tyre në shërbim të kulturës sonë.
4. Vallet. Zbukuraun me veshjet, me lëvizjet, me atmosferën grupet e valleve nga Ferrara dhe, domosdo, nga Rovereto. Në evidencë koreografitë e kuruara nga mjeshtri nga i palodhuri Nexhmi Mati dhe një soliste që kishte ardhur me grupin nga Ferrara, Iris Qendro, këtë herë e stolisur me veshjen mahnitëse të Tropojës.
5. Ishin kudo djem e vajza që mbanin varur një etiketë ku shkruhej “stafi”. Shikoje në çdo mjedis persona që punonin me seriozitet e përgjegjësi. Gjendeshin kudo presidentët historikë Miltjadh Ziu dhe Dashamir Kertusha si dhe drejtuesit aktualë, Zëvendëspresidentët Jonilda Dervishaj Gjovalin Gjergji, Sekretarja, Ertugela Dervishaj, Presidentja Luljeta Cereku e, bashkë me ta, anëtarët e aktivistët, për të respektuar në maksimum miqtë. Kjo ishte vetëm në dukje ditën e aktivitetit. Fakt është se ishte rezultat i një punë voluminoze prej shumë muajsh për këtë aktivitet, është rezultat i eksperiencave pozitive akumualur prej gati dy dekadash.
Sa ka manguar në ekonominë e punëve për familjen për mësueset e shkollës; Dila, Minire e Jonilda, e kemi vështirë t’i pysim. Prej gati një viti bëhen projekte, dërgohen mesazhe, merren njoftime, përcillen orientime, bëhen prenotime, përshtaten sistemime … Këta vajza shqiptare, këta mësuese të zellshme, këta aktiviste me shpirt të madh, kësaj here kanë fituar shumë pikë e kanë fituar një post të lartë në ndërgjegjen e shoqërore të komunitetit tonë.
Burmi/Facebook


Leave a Reply