Shkruan Shkipe Bunjaku Oseku
Avni Arifi, është e lehtë me i nënçmuar njerëzit që jetojnë jashtë, por mos harro: ajo “diasporë që pastron tualete” është pikërisht ajo që për dekada ka mbajt gjallë familjet në Kosovë, ka dërguar remitenca, ka ndërtu shtëpi, ka shkollu fëmijë dhe ka kontribu kur shteti nuk kishte asgjë. Nuk është turp puna – turp është me përçmu sakrificën.
Madje, mos harro edhe një fakt të madh: një pjesë shumë e madhe e luftëtarëve kanë ardhur pikërisht nga diaspora për me mbrojt tokat. Kur ka qenë nevoja më e madhe, ata nuk kanë pyetur për kushte – janë kthyer dhe kanë dhënë gjithçka.
E për ironi, shumë prej atyre që dje kanë pastru nevojtore në mërgim, sot njihen si komandantë – sepse kur erdhi momenti, lanë gjithçka dhe erdhën me mbrojt shtëpinë dhe tokën e vet. Kjo tregon karakter, jo dobësi.
Ndërkohë, kur flet për mënyrën si duhet jetuar në Kosovë, ndoshta do ishte mirë të reflektosh pak për veten. Sepse je ndër ata që e kanë shpenzuar buxhetin e Kosovës për fluturime luksoze në emër të detyrës. Është shumë më e lehtë të flasësh nga komoditeti i privilegjeve sesa nga djersa e punës së ndershme.
E megjithatë, faleminderit që diaspora është gjëja e parë që të shkon ndër mend kur zgjohesh në mëngjes dhe e fundit kur bie në gjumë. Kjo vetëm tregon se sa shumë të rri në mendje dhe sa peshë ka. Por njëkohësisht lë të kuptohet edhe diçka tjetër: se ndoshta aty fshihet xhelozia dhe lakmia, sepse shumë prej tyre kanë arritur përpara, ndërsa ti ke mbetur shumë prapa. Madje 50 vite pas me mendësi.
Me qenë si ti, isha mendu 300 herë para se të flas për diasporën – sepse aty, në krah, i ke ata që i quajte “pastrues të nevojtoreve”, e që sot i ke komandantë.
Diaspora nuk ka nevojë për leksione nga askush që nuk e respekton mundin e tyre. Ata mund të jetojnë larg, por zemrën dhe kontributin e kanë gjithmonë për Kosovën.
Dhe po, të dëgjoj çka thua — por sinqerisht, tingëllon sikur je rreth 50 vite prapa me këtë mentalitet.
Burmi/Facebook


Leave a Reply