Intervista e plotë në linkun e mëposhtëm:
Ish komandanti i FNSH Shkodër Gjekë Beqi ka risjellë në vëmendje ngjarjen e rëndë të vitit 1999 në Shkodër me 5 persona të vrarë.
Ish efektivi duke u rikthyer 27 vite mbrapa rrëfen se kjo është një prej ngjarjeve më të rënda që ka përjetuar gjatë viteve të gjata në policinë e shtetit.
Ai vetë dhe efektivët e FNSH u përballën me një skenë të rëndë krimi ku 4 të rinj kishin humbur jetën në vend ndërsa i pesti ndërroi jetë pak më mbrapa duke mos arritur që të mbijetojë.
Një ngjarje aq sa e rëndë vijon ish komandanti i FNSH po aq edhe e frikshme për policinë sepse nuk dihej nëse brenda lokalit ku ndodhi vrasja pranë Sahatit në Shkodër kishte apo jo ende persona të armatosur.
Gjekë Beqi është futur brenda dhe është përballur me një kasaphane të vërtetë duke gjetur brenda 4 të vdekurit dhe të plagosurin që humbi jetën pak më vonë.
Kjo është një prej ngjarjeve më të rënda në Shkodrën e atyre viteve kur shteti thuajse nuk funksiononte.
Viktimat e vrasjes së 5¬të në 28 qershor të 1999 ishin: Petrit Ndreu 28 vjeç, Flamur Ndreu 24 vjeç, Albert Ndreu 21 vjeç, Alvaro Vukaj 19 vjeç, Florian Necaj 21 vjeç. Të pestë këta ishin nga fshati Grudë e Re e ish komunës Rrethina në Shkodër.
Sipas burimeve policore në atë kohë 5 viktimat kishin nisur të vendosnin gjoba bizneseve nga lagja “Rus” deri tek teatri “Migjeni”.
Pasi kishin shkuar tek një lokal pranë Sahatit për të marrë paratë e gjobës, u përballën me breshërinë e plumbave duke gjetur vdekjen.
Për këtë ngjarje asokohe u dyshua shtetasi Xhabir Shega por asnjëherë nuk u vërtetua autorsia e kësaj vrasje të 5-fishtë.
Sipas burimeve të kohës kishte shkuar në mbrojtje të kushërinjve të tij që të mos gjobiteshin.
Xhabir Shega u vra në qershorin e 2015 brenda shtëpisë së tij në lagjen “Ajasëm” me snajper nga kalaja Rozafa.
Edhe kjo ngjarje mbeti pa autor ndërsa viktima dyshohej edhe për disa ngjarje të tjera të rënda kriminale si vrasje në Shkodër.
Në ato vite elementë të ndryshëm kriminal përfitonin nga situata e vështirë që po kalonte policia e Shkodrës pas ngjarjeve të vështira të vitit 1997 dhe pas diegies së komisariatit të policisë në vitin 1998 teksa iu vendosnin gjoba bizneseve të ndryshme.
Vendosja e gjobave e nisur në ato vite, vijon ende në ditët e sotme nga grupe kriminale apo indvid të rrezikshëm në Shkodër por tashmë në një mënyrë më të sofistikuar.
Burmi/Facebook/Shkodra Live


Leave a Reply