Nje reflektim i thjeshte mbi nje shprehje ne familjen time : “Te ecim me shpinen drejt “. Qe kur ishim te vegjel prinderit na kane keshilluar te duam njeri tjetrin, familjen, miqte, shoket, mesuesit. Na kane mesuar te jemi te drejte dhe te kerkojme te drejten edhe kur ajo mungonte. Dhe ne u rritem me kete ide te thjeshte, se nese je I drejte dhe punon fort, gjerat ne nje menyre apo tjeter do te shkojne perpara. Por me kalimin e kohes, filluam te shohim edhe nje realitet tjeter, jo te shkruar …Njerez qe hapnin dyer me shpejt se te tjeret. Jo gjithmone se ishin me te afte se te tjeret, por sepse ” dinin si te silleshin”, si “te flisnin ” , ” si te pershtateshin ” ne cdo situate. Ne fillim e verenim thjesht. Pastaj filluam te thonim mes nesh me ze te ulet. Dalengadale ketij tipi njeriu I vume edhe nje emer ” Wiriah Hip “. Nje personazh qe nuk ecen perpara me merite, por me aftesine per t’u pershtatur gjithmone, per te qene “ne rregull ” me te gjithe dhe per te mos mbetur kurre “jashte loje “. Pra kur e sheh realitetin me qarte,kupton qe nuk eshte thjesht nje shprehje mes nesh. E gjen ne perditshmeri — aty ku shpesh degjon te njejtat fjali : ” keshtu funksionon “, ” mos u lodh kot “etj. Dhe pak nga pak, keto fjali nuk te bejne me pershtypje. Fillojne te duken normale. Por kur kjo behet normale fillon te zbehet dicka e rendesishme : besimi tek perpjekja dhe drejtesia… Dhe kete e ndjen me shume tek te rinjte, tek zhgenjimi I tyre, tek pyetja e heshtur nese ja vlen te vazhdosh me ndershmeri. Te gjithe ne, shume gjera te jetes, mund t’i kishim bere me mire , pavaresisht rrethanave. Por nje gje mbetet e rendesishme : Te mos e ulim shpinen perpara asaj qe nuk eshte e drejte! Sepse ne fund nuk eshte vetem ceshtje suksesi. Eshte ceshtje dinjiteti. Dhe shoqeria ecen perpara vetem kur njerezit zgjedhin te ecin me shpinen drejt edhe kur rruga nuk eshte e lehte! ( Dedikuar prinderve te mi dhe gjithe prinderve qe edukojne femijet me dashuri dhe dinjitet ♥️)
Burimi/Facebook


Leave a Reply