Kam lexuar gjithsej 3 libra të tij;
‘Vdekja më vjen prej Syve të tillë’,
‘Panteoni i Rralluar’ dhe Monografia për Naim Frashërin!
Më ka mahnitur pasuria dhe thellësia e gjuhës së tij.
Kur isha student dhe pak dhe në vitet e para të kapërcyellit nga Monizmi në Pluralizëm jam frymëzuar nga intervistat e tij në mbrojtje të çeshtjes kombëtare sidomos ato dhënë shtypit dhe medias së huaj!
Kam lexuar në vazhdimësi thuajse çdo shkrim të tij publicistik përfshirë polemikën e famshme me Kadarenë!
Mendoj se në vitet e para kontributi i tij intelektual ka qenë pozitiv dhe inkurajues për intelektualët dhe shqiptarët e Kosovës në veçanti.
Si njeri i letrave ka patur rol pozitiv dhe vepra e tij do t’i mbijetojë kohës.
Më 20 shkurt 1991 bëri thirrje për heqjen e monumentit të Enver Hoxhës e fjala e tij në atë kohë nuk ishte pa peshë.
Në vitin e zi 1997 bëri aktin më vetëvrasës që një njeri publik dhe i letrave mund ti bëjë vetes – mbështeti revolucionin më të tmerrshëm që ka përjetuar Shqipëria ndonjëherë duke e quajtur “Revolucion Demokratik të Vonuar”!
As sot e as sa të kem frymë nuk do ta kuptoj se si doli me tre gishtat e invazionit sllavo-orthodoks në Vlorë në krah të kriminelëve që dogjën Shqipërinë!
Se si një dijetar i kalibrit të tij nuk e kuptoi apo u bë me dashje frymëzues i djegies dhe zhbërjes së Shqipërisë këtë nuk do ta kuptoj kurrë!
Nga figurat shqiptare publike mbetet zhgënjimi im më i madh!
Nga i adhuruar u bë tejet i urryer!
Sa ishte gjallë mbeti mbështetës i Gjuhës Standarte Kostallariane pa patur asnjë dilemë se ky standart ishte diskriminimi dhe goditja me e madhe që i është bërë 2/3ve të folësve Gegë e mi të gjitha vetë Gjuhës Shqipe.
Ishte më fanatik dhe më i egër se vetë ideatorët e gjuhës Kostallariane!
E kjo i krijoi adhurues nga zona që përndryshe do ta kishin urryer siç vazhdojnë të urrejnë edhe sot pjesën më të madhe të shqiptarëve!
Nuk e kuptova kurrë urrejtjen e tij ndaj Sali Berishës dhe Ibrahim Rugovës.
Nuk e di a ishte rivalitet i sëmurë intelektual apo diçka më e thellë të cilën mbase kurrë nuk do ta kuptojmë.
Pat premtuar se kurrë nuk do të bëhej pjesë e partive politike se asnjë parti nuk e nxinte madheshtine e tij! E megjithatë u fut në politikë dhe shqiptarët e Kosovës e votuan me 0.045 % të votave.
Ai testim ndoshta ishte lakmuesi më i saktë e besoj se është penduar sa nuk ka që iu fut një aventure të tillë!
Nuk pati kurajon të reflektojë për gabimet e tij por iku me pelinin dhe ndjenjën se kurrë nuk mori vlerësimin që i takonte.
Ai sidoqoftë ka lënë gjurmën e tij në mendimin publik e historia do ta vendosë aty ku realisht i takon!
Gjesti më fisnik që paska bërë në jetën e tij paska qenë testamenti i vdekjes duke na kursyer hipokrizinë e politikanëve dhe adhuruesve hipokritë!
Për këtë, faleminderit Rexhep Qosja.
Për fund Zoti e mëshiroftë e ia faltë mëkatet!
Burimi/Facebook


Leave a Reply