Kjo është me përafërsi madhësia e bibliotekës më të madhe në botë,
Biblioteka e Kongresit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Përveç librave biblioteka ka
ð Rreth 2.7 milionë kaseta dhe videokaseta,
ð 12 milionë fotografi
ð 4.8 milionë harta
ð 57 milionë dorëshkrime
ð Çdo ditë koleksionit të librave i shtohen 7000 artikuj
Biblioteka Britanike në Londër rënditen e dyta në botë me 18 milionë kopje
Biblioteka Shtetërore Ruse në vend të tretë me 17 milionë libra dhe një koleksion me 623 000 vëllime vjetore të gazetave
Biblioteka Kombëtare e Francës me 13 milionë libra
Sot – 23 Prill 2026 – Dita Botërore e librit.
Sot lexoni një rresht, nesër një paragraf, pasnesër një faqe libri…
Në vegjëli fëmija mëson të ngyrosë, të luajë një instrument muzikor, të këndojë, të vallëzojë, të imitojë, të bëjë akrobacira…
Gjithçka e lexon më së miri dhe krijon një arsyetim në botën e vet.
Në vegjëli fëmija lexon përralla, fabula, legjenda, mite, por ja që vjen një çast që fëmija në rritje i shmanget leximit pasi;
– Nuk sheh prindërit të lexojnë
– Nuk shoh shoqërinë të lexojnë
– Nuk sheh të afërmit të lexojnë
Dikush u shpreh:
S’di si ta përshkruaj me fjalë… S’di ta përshkruajë atë gjëndje, pasi nuk lexon .
Dikush u shpreh:
S’di si të ta them… S’di të shpjegojë, pasi nuk lexon.
Por dikush që lexon, di mjaft bukur edhe të përshkruajë, edhe të shpjegojë, edhe të argumentojë, edhe të rrëfejë…
Koha të rrit, ashtu sikurse edhe të turpëron, pasi koha është vetë njeriu. Ndaj, po pate lexuar diçka në jetë arrite të krenohesh, në të kundërt, mallkon dhe mallkohesh.
A nuk kemi sot nevojë për njerëz të lexuar, që dijnë të të dëgjojnë dhe të të kuptojnë?
Ndaj dhe vëndet e zhvilluara njohin emancipime, sepse janë MENDJEHAPUR!
Një injoranti, në hipokrizi, i thanë disa herë se ishte i mençur, ndaj dhe ai e pranoi veten si të tillë. Distancohuni nga injoranca, mos e humbisni veten me “fjalë pa peshë”, përkundrazi kërkoni njeriun e urtë, që edhe nëse nuk lexoni vetë, të paktën keni marrë diçka nga leximet e të urtit.
Mos iu frikësoni leximit, pasi aty do gjeni pasqyrën e emancipimit tuaj për të ardhmen.
Burimi/Facebook/GEGNISHT


Leave a Reply