Një nga ato mbrëmje që çdo shkrimtar do ta kishte ëndërr (dhe sfidë), kur për romanin tënd flasin lexues të përkushtuar dhe profesionistë. Ku tjetër veçse në Prishtinë!
Kritikët e njohur letrarë Dhurata Shehri dhe Nysret Krasniqi sollën përpara të pranishmëve romanin “Manual rrëzimi“ secili nga këndvështrimi i vet, duke i dhënë veprës një jetë tjetër përmes leximit, mendimit dhe fjalës. U jam thellësisht mirënjohëse, sepse në çaste të tilla autori zbulon për librin e vet edhe atë që nuk e dinte se e kishte shkruar.
Vështirë ta përshkruaj nderimin që ndjeva kur akademiku i letërsisë dhe kritikës letrare, Prof. Sabri Hamiti, foli për romanin tim, siç u shpreh vetë „si njohës i letërsisë së Godoles“. Mund të them vetëm kaq: një çast unik që nuk do ta harroj kurrë.
Faleminderit Fatlum dhe ALBAS Kosova për organizimin dhe mbështetjen .
Dhe faleminderit me zemër të gjithë miqve, kolegëve dhe të . pranishmëve, qe e bënë këtë mbrëmje më të bukur dhe më të plotë në Dukagjini Bookstore



Burimi/Facebook


Leave a Reply