Presidenti i Shteteve të Bashkuara është Donald J. Trump, ndërsa Kreu i Kishës Katolike është Papa Leoni. E dua Presidentin Trump sikurse e dua edhe Papa Leonin. Unë I respektoj të dy këta udhëheqës, por mbi të gjitha respektoj rolet e tyre të ndara.
Presidenti është zgjedhur nga populli amerikan për të drejtuar një shtet sovran, për të marrë vendime politike komplekse dhe për të mbajtur përgjegjësi ndaj qytetarëve të tij. Ky është mandati i tij dhe vetëm i tij.
Papa Leoni, nga ana tjetër, është zgjedhur të udhëheqë Kishën, të japë mësim moral dhe të kujdeset për jetën shpirtërore të besimtarëve. Ky është misioni i tij dhe duhet të mbetet i tillë.
Presidenti duhet të ushtrojë detyrën e tij pa ndërhyrje në çështjet shtetërore dhe politike, prandaj i dashur Pape Leon, mos nderhyj ne punen e tij.
Papa, nga ana tjetër, është zgjedhur për të ofruar udheheqje shpirtërore, qartësi morale dhe për të udhëhequr besimtarët në mbarë botën dhe per t’i edukuar mbi paqen midis njerezve mbi toke, prandaj president Trump, te lutem trajtoje Papen tone te dashur me respekt, edhe nese nuk te pelqen versioni papnor mbi paqen.
Në kohe trazirash, bota behet më e qëndrueshme kur çdo udhëheqës e kupton qartë rolin e vet, e respekton atë dhe nuk e tejkalon ate rol.
Presidenti le te drejtoje Ameriken dhe Papa le të përqendrohet në misionin e tij shpirtëror.
Burimi/Facebook


Leave a Reply