Nga Vera Gjonaj
Ka gra që ndriçojnë si dritë në agim
me shpirt të pastër, me zemër bekim
janë gra të sojit, të nderit, të Besës
me fjalë që peshojnë si guri i shenjtë i shpresës
Ato s’duan lavdi, as pasuri të rreme
por dashuri të vërtetë e nder në çdo emër
Në sytë e tyre shkëlqen urtësia
në gjirin e tyre lind njerëzia
Por ka dhe të tjera hije pa dritë
që matin çdo gjest me interes të ngjitur
nuk dinë ç’është mirësi, as respekt i vërtetë
zemra e tyre flet me zë të ftohtë e të shkretë.
Xhelozia u rrit si barishte në shpirt
dashuria për to është fjalë pa kuptim
ato shohin në pasqyrë, por jo në shpirtin e vet
harrojnë se bukuria shuhet, por besa mbetet përjetë.
Kështu bota i ndan, me dritë e me hije
me gra që ngjallin jetë e gra që e nxijnë
por kujto moj motër, se në fund të udhës
vlerë ka zemra, jo maska e fytyrës.
Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply