Me keqardhje për ish-presidenten, e cila po duket se po lodhet duke zhvilluar një fushatë të dobët. Sjellja e saj tregon një ego të theksuar, dhe duket se nuk po e pranon më faktin që nuk ka më në dispozicion ushtrinë, policinë dhe të gjithë ata që më parë i besonin dhe i rrinin gati, si dhe aeroplanin dhe vendin e rezervuar enkas për të dhe zotërinë e parë.”
“Nuk e di nëse është e vetëdijshme që personi që e ka bërë presidente quhet Albin, ndërsa ata që dikur e kanë mbështetur dhe ngritur kanë qenë LDK-ja, e cila pastaj kjo e shkelmoi.”
“LDK-ja e kishte njohur mirë egon e saj, e cila tentonte ta kapte partinë. Ata që kishin bërë 30 vjet punë nuk e pranuan këtë ego, dhe më pas ajo u hidhërua dhe iku për t’iu bashkuar Kurtit. Kurti i besoi dhe e bëri të parën e vendit.”
“Nuk shkoi gjatë dhe ajo ndryshoi kursin politik. A e mashtroi paraja apo diçka që ne nuk e dimë? Por ajo që dimë është se ra në grackën e Edi Ramës, Richard Grenellit, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe Gjuriçin . Loja e saj politike me këto figura, që i konsideron anti-Kosovë, si dhe sulmet ndaj Albin Kurtit pa asnjë faj, morën fund.”
“Ajo u ngrit dhe mori hov duke e nënçmuar Hashim Thaçin dhe duke e vlerësuar Ibrahim Rugovën, duke pretenduar se të tjerët kishin devijuar. U paraqit si mbrojtëse e rugovizmit, dhe shumë rugovistë i besuan, ndërsa një numër iu bashkua rrugëtimit të saj.
Me këto dy ‘asete’ – duke sulmuar Thaçin dhe duke mbrojtur, kinse, rugovizmin – kaloi sfida të shumta dhe arriti të bëhej e para e vendit.”
“Me thënë të drejtën, unë e kam njohur që atëherë kur e tradhtoi Fatmir Sejdiun,atë Sejdiun që e kishte ngritur. Ajo e shkeli atë, e shkeli edhe Isa Mustafën, por kurrë nuk arriti t’i mposhtë Kurtin dhe përfundoi nëpër oda e rrugë të Kosovës.”
“Në atë kohë, kur ajo bëri aleancë me Albin Kurtin, mendoja se do të përmirësohej; për këtë arsye e pata mbështetur. Por egon e tepruar nuk ka fuqi që e ndal — kështu janë egoistët.”
“Me mosmirënjohjen e saj për këtë nder që ia ka bërë Albin Kurti, ajo bëri hapin e gabuar duke u përpjekur t’i punojë kurth pas shpine, por ra vetë në të.
Sot, Vjosa Osmani është rrëzuar dhe egoja e saj e ka ulur shumë, duke e çuar në një gjendje ku kërkon mbështetje derë më derë, ndërsa e konsideronte veten mbi të gjithë, sikur pa të nuk ka Kosovë.”
“Nuk duhej ta harronte kjo çika e Zhabarit se në piedestal e ka ngritur Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërsa, për të mos e lënë të varrosej politikisht, e ka ngritur Lëvizja Vetëvendosje.”
Pas kësaj mosmirënjohjeje, ajo ra në një humnerë të ndërtuar nga Edi Rama, Marko Đurić, Baton Haxhiu dhe rrethi i tyre,të cilët i konsideron si kundërshtarë të pavarësisë së Kosovës.
Oj Vjosa Osmani, edhe sikur të shndërrohesh në tlynë, votuesit e tu e kanë parë se kush je; do të vuajnë edhe nga uria, por do të jenë të pakt ata që të mbështesin.
“Arsyeja është se je treguar mosmirënjohëse, egoiste dhe e papjekur; veprimet e tua i ngjajnë atyre të një fëmije të llastuar 10-vjeçar, i cili, kur prindërit nuk ia plotësojnë dëshirën, përplas për tokë çdo gjë që gjen përpara.”
“Ti, Vjosë, me inatin foshnjor, ishe zgjuar herët në mëngjes, ndoshta nga xhelozia nuk ke fjetur fare, dhe e kishe përgatitur dekretin për ta zhbërë 60% të votës së shqiptarëve. Edhe pse si juriste e ke ditur mirë se po e shkel Kushtetutën dhe po e dëmton vendin.
Kjo ishe ti, Vjosë, me këtë gjest ia ndale hovin Parlamentit, atij parlamenti që populli mezi priste t’i votojë marrëveshjet milionëshe që ishin bllokuar për shkak të një viti bllokade nga mbështetësit e tu.”
“Kushtetuesja ta rrëzoi egon dhe mbështetësit e tu mbetën të zhgënjyer; nuk të përkrahu as Lista Guxo që ti e formove. Me këtë gjest e ke treguar papjekurinë tënde dhe i ke zhgënjyer të gjithë ata që të votuan.
Po t’i kishe veshët e mi dhe t’i dëgjoje zhgënjimet që ua ke shkaktuar mbështetësve të tu, ti kurrë më nuk do të merreshe me politikë. Paramendo çfarë thonë: ‘Kuku për ne, kë e paskemi bërë presidente. Kujt i paskemi besuar.’”
Ish-presidentja, kur e pa se mbështetje nuk ka nga asnjë parti dhe as nga lista që vetë e ka ndërtuar, e ka marrë kryet në dorë dhe po troket nëpër dyer e çajtore, po kërkon ndihmë: “Aman ju koftë, më ndihmoni, se mbarova”, duke u ankuar se të gjithë po e kanë inat vetëm pse është rugoviste.
Por me këtë, Vjosa ka fituar së paku mbështetjen e Uka Ibrahimit dhe bashkëshortes së tij, e cila ditë e natë po qëndron me karton të kuq në dorë si refere, duke u dhënë ‘kartona të kuq’ kujtdo që e prek ish-presidenten; ajo është gjithmonë gati me karton në dorë.
Nuk është pak, pasi babai i Ukës e ka bërë shtetin, dhe edhe Uka po bën punën e vet, duke e futur bashkëshorten në lojën politike dhe duke e bërë një refere të mirë që jep kartona të kuq.
Besa, kjo edhe po “pleqnon”.
Kjo ndodh nganjëherë kur mungojnë burrat, pleqnojnë gratë.
“Pastaj, moj Vjosa, mos harro se Kosova, si asnjë vend tjetër i Ballkanit, ka intelektualë që, në krahasim me ty, nuk mbetesh as te opingat e tyre. Ulu pak, fshiji sytë, bëj kryq ose bjer shahadet dhe pajtohu se boll e ke zhgërryer këtë vend, jo më pak se Hashim Thaçi, Lumir Abdixhiku dhe të tjerët; nuk ke mbetur jashtë kësaj përgjegjësie.”
Burimi/Facebook


Leave a Reply