Ka momente kur një fjali e vetme rrëzon gjithë skenografinë.
Sot, një zë nga salla e “Samitit të Diasporës” e bëri këtë.
Jo me retorikë, por më të vërtetën.
➖Eva Baçi tha atë që ju nuk guxoni ta dëgjoni:
“Na keni mbyllur dyert. Mjaft me filma.”
🔻Dhe aty mbaron propaganda.
Sepse problemi nuk është mungesa e diasporës.
Problemi është frika nga diaspora.
Frika nga njerëzit që nuk i kontrolloni.
Frika nga mendjet që nuk i blini.
Frika nga profesionalizmi që nuk i nënshtrohet patronazhit.
Ne nuk kemi ardhur nga hiçi.
Jemi shkolluar me sakrificat tona, me familjet tona, me sistemet ku jetojmë e punojmë.
Jemi integruar, respektuar, vlerësuar.
Dhe pikërisht për këtë, ju nuk na doni brenda.
Sepse ne nuk hyjmë në lista me fis e me tesha.
Nuk ulemi në tavolina me urdhër.
Nuk votojmë me frikë.
Ju na doni per fotografi, per demagogji.
Ne duam të jemi në vendimmarrje.
Këtu përplaset gjithçka.
🔻Sepse një pushtet që abuzon me votën, nuk mund të pranojë meritën.
Një pushtet që jeton me propagandë, nuk duron të vërtetën.
Një pushtet që ka frikë nga konkurrenca, mbyll derën për elitën.
🌘Dhe pastaj na servir si “urë” figura si Taulant Balla.
Simbol i një politike që nuk ndërton besim, por prodhon mosbesim.
Këtu fillon problemi.
Jo te diaspora, por tek politika.
🌏Bota bën të kundërtën:
✅Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbledh trurin nga e gjithë bota.
✅Japonia e kultivon dhe e mban.
✅Kina investon miliarda për elitën.
✅Bashkimi Evropian hap dyert për kontribut real.
♦️Shqipëria?
E përdor për imazh.
E keqpërdor për vota.
Dhe e largon nga frika.
Kjo nuk është politikë.
Kjo është vetëshkatërrim.
Sot, një zonjë e vetme ua hoqi maskën.
Jo sepse foli fort.
Por sepse tha të vërtetën.
➖Dhe e vërteta ka një problem për ju:
Nuk kontrollohet.
– “Kur pushteti ka frikë nga meritokracia, zgjedh mediokritetin si mburojë.”
– “Diaspora nuk është rezervë votash, është rezervë vlere.”
– “Nuk ikën truri nga vendi, përjashtohet.”
🔚 Morali:
Një shtet që nuk respekton mendjen e vet, nuk ndërton të ardhme, vetëm e shtyn krizën.
🛜Pyetja është e thjeshtë:
➖A do një Shqipëri që thërret diasporën për duartrokitje,
apo një Shqipëri që i jep vend në tryezë?
Albert Zadrima
Burimi/Facebook


Leave a Reply