➡Ironia e një qeverisjeje që flet për sukses ndërkombëtar, ndërkohë që humbet qytetarët e saj, është ndoshta kontradikta më e fortë e Shqipërisë së sotme.
➡️Nën drejtimin e Edi Marres, vendi ka ndërtuar një profil më të dukshëm në arenën ndërkombëtare: samite, evente të mëdha, promovim turizmi dhe një narrativë e vazhdueshme për modernizim dhe progres.
➡️Por paralelisht me këtë “fasadë zhvillimi”, një realitet tjetër vazhdon të zbrazë vendin; emigrimi masiv.
Në planin politik, kjo krijon një dualitet të qartë.
🔹️Nga njëra anë kemi një qeveri që investon në imazh, komunikim dhe diplomaci publike, duke ndërtuar një histori suksesi që konsumohet më shumë jashtë sesa brenda vendit.
🔹️Nga ana tjetër, kemi një shoqëri që përballet me paga të ulëta, injorim të meritokracisë, korrupsion endemik, lidhje vertikale të krimit të organizuar me pushtetin dhe një ndjenjë të përhapur pasigurie për të ardhmen tek shumica e popullsisë.
🔹️Kjo është arsyeja pse shumica e të rinjëve dhe profesionistëve zgjedhin largimin si alternativë reale.
🔹️Kritika kryesore ndaj kësaj qeverisjeje nuk qëndron thjesht tek fakti që njerëzit po largohen – pasi emigrimi është fenomen rajonal dhe global, por tek perceptimi se politika nuk po i krijon me dashje kushtet dhe rrethanat për t’i mbajtur ata.
🔹️Kur zhvillimi (kullat, resoret, investitoret strategjik) shihet si i përqendruar në pak duar, kur mundësitë perceptohen si të lidhura me afërsinë politike dhe jo me meritën, atëherë besimi në qeverisje rrënohet.
Dhe kur humbet besimi, largimi bëhet zgjedhje logjike dhe alternativë e vetme.
➡️Në këtë kontekst, organizimi i samiteve me diasporën merr një ngjyrim të dyfishtë.
🔹️Në teori, ato janë një mjet i dobishëm për të ruajtur lidhjet dhe për të tërhequr investime.
🔹️Në praktikë, për shumicën e qytetarëve ato duken si një paradoks:
Një shtet që nuk arrin të mbajë njerëzit brenda, por i fton ata simbolikisht një herë në vit për të festuar, për ti përdorur si “make up” propagande.
➡️Kjo nuk do të thotë se çdo arritje është e pavlefshme, apo se çdo kritikë është absolute.
➡️Por tregon një boshllëk midis narrativës së ndërtuar nga qeveria dhe përvojës së përditshme të qytetarëve.
➡️Dhe pikërisht në këtë boshllëk lind ironia: një vend që përpiqet të duket i fortë nga jashtë, ndërkohë që dobësohet dhe shkërmoqet nga brenda.
➡️Në fund, sfida reale për qeverisjen nuk është organizimi i eventeve apo ndërtimi i imazhit,
por krijimi i një modeli zhvillimi që i jep qytetarëve arsye për të qëndruar në vendin e tyre.
🔹️Sepse asnjë “show” politik nuk mund të zëvendësojë një realitet ku njerëzit ndihen të vlerësuar,
të barabartë dhe me perspektivë në vendin e tyre.
#EdiMarrja kohëve të fundit po përjeton një ftohje dhe izolim ndërkombëtar të paprovuar kurrë më parë.
#Atë dhe qeverisjen e tij s’mund ta shpëtoj më as diaspora e përzgjedhur me kokrra, as korruptimi i diplomatëve të huaj, as krimi i organizuar.
#Propaganda si mjet manipulimi është si drogat e forta që përdor “palloshi” efekti i të cilës në fillim të ngren në qiell, #por kur të lëshon të shndërrohet në makth, vuajtje dhe rrënim.
#Pas dy ditësh show propagandistik i samitit të diasporës do të harrohet, pas tij do të mbeten vetëm faturat disa milionëshe, të cilat do ti paguajmë po ne qytetarët që i kemi tepruar akoma vendit tonë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply