Diaspora shkodrane ka vendosur të mos marrë pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar nga kryeministri Edi Rama, duke bërë publike edhe arsyet e këtij vendimi përmes një deklarate zyrtare.
Në reagimin e saj, ajo thekson se nuk e konsideron të arsyeshme pjesëmarrjen në këtë aktivitet, duke e lidhur organizimin e samitit me situatën e emigracionit masiv të shqiptarëve. Sipas tyre, diaspora ka nevojë për mbështetje konkrete dhe jo për takime ceremoniale.
Në deklaratë theksohen edhe vështirësitë e integrimit në vendet ku jetojnë emigrantët, si dhe fenomeni i shitjes së pasurive në Shqipëri për të siguruar një jetë më të mirë jashtë vendit.
Më poshtë, deklarata e plotë e diasporës shkodrane:
—
**“Drejtuar shqiptarëve të ndershëm**
Diaspora shkodrane nuk e shikoj të arsyeshme të merrte pjesë në Samitin e Diasporës të organizuar nga kryeministri i cili është përgjegjës i largimit masiv të shqiptarëve.
Ne i bashkohemi shumë organizatave që mohuan këtë samit turpi dhe nuk e shikojmë diçka me vlerë për diasporën e cila ka nevojë për zgjidhje konkrete se sa këto takime ceremoniale.
Sfidat tona janë ato që një shtet amë duhet të na mbështes t’i zgjidhim në vendet ku ne jetojmë, këto nuk janë të pakta duke pa se shumë persona po vuajnë integrimin në shtetet ku jetojnë, shumë persona po shesin çdo pasuri në Shqipëri për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë.
Ky Samit i turpit vetëm sa poshtëron më shumë shqiptarët kur shikojmë se një pjesë e jona merr pjesë duke tregu se edhe në diasporë vepron politika ndarëse mes nesh si të majtë apo të djathtë.
Ne do të ishim shumë të lumtur të ishim pjesë të takimeve të tilla ku të vlerësoheshim si kontribues të shtetit tonë që mjerisht drejtohet nga politikanë të pa përgjegjshëm dhe të korruptuar.
Këshilli drejtues i Diasporës Shkodrane
Luton, Angli me 14 Prill 2026”**
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply