Prof.Kole Susaj: Kolë Aramadhi në rregjistrin e zërave të lartë!
Me Kolë Martin Aramadhi jam njohur 7 vite më parë në një darkë me këngëtarë Tropojanë, ai ishte miku i tyre, por kur këndoi dhe mësova se ai ishte nga Dukagjini, me patjeter se do ishte edhe miku im, pasi së pari ishte Dukagjinas, por edhe u kënaqa më zërin melodioz që na solli.
Më pas pasi u njohem nga afer dhe u miqësuam, e kam pyetur për muzikën dhe për punën, ndërsa Kola Martini më ka befasuar me buzën gaz: Ne jemi lindur e rritur lart në malësinë tonë Dukagjin, ku përjetësisht do jemi krenarë, e kam nisur muzikën qysh 13 vjeçar me çiftelinë si orkestrant e si këngëtar, i vlerësuar me çmim të parë në Dukagjin.
Ndërsa Kole Martin Aramadhi shumë modest për të folur për vetën në suksesin e tij, atë jua kërkova profesorëve të muzikës e kolegëve, ndaj po veçoj Mjeshtrin madh Kole Susaj i cili vlerëson:
*Zeri i Kol Martin Aramadhit, hyn te rregjistri i zërave të lartë (piskame) i cili perfaqeson dënjesisht “Sofren muzikore” te treves se Tij.
Pra kantautori Kole Aramadhi, me një reportor mjaft të pasur, edhe sot në moshën 65 vjeçare shkëlqen me zërin e tij të dashur dhe shumë të ëmbel në muzikën popullore e folklorike
Suksese e jetëgjatësi për artistin tonë të dashur Dukagjinas!
Agron PREBIBAJ

Burimi/Facebook/Gazeta Nikaj-Mërtur Faqja Zyrtare


Leave a Reply