Vetëm një buzëqeshje për mësuesin e gjithë artistëve ! -Nga Astrit Fani
“Vishej thjeshtë, ishte burrë i pashëm, mjeshter i buzëqeshjes dhe fjalës së mirë me burim zemre. Unë, isha krejt i ri, Ai burrë, jo pse ishte në moshën e dytë, por sjellja, humori, korrektësia, zemergjerësia, shpirti i artistit, e lartësonin shumë më shumë se një burrë të zakonshëm. Të gjithë e thërrisnin Zotni, edhe pse atmosfera politike nuk e lejonte këtë vleresim.
Zotni këtu, Zotni atje, gjithkund gjindej, rente si një Marathonomak me biçikleten e tij në kërkim të artistëve të rinj. Sa, e sa, artistë Shkodrane kane provuar emocionet e para te skenës falë këmbënguljes së këtij njeriu. Nuk gjej epitet të saktë për punën e tij, ndoshta ishte , fabrikë, laborator,…….., nuk e di! Di qe Ai eshte një njeri I madh, pa grada, tituj, stimuj. Ai është Zotni Nard Bushati !
Jeta e vrulleshme ka bërë që të na bashkëgjitet harresa, kjo sëmundje jo pak e dëmshme ne jetën njerzore. Po buzëqeshja, edhe kjo ka humbur !?
Ai nuk më tha asgjë, e vetkuptova, Atij i mungonte një kthim buzëqeshje nga të gjithë artistët.
Të faleminderit Zotni Nard!
7 mars 2016”
Burimi/Facebook/Portali Veriu Sot


Leave a Reply