Irani po shkruan Histori!
Për 12 ditë rrjesht Uashingtoni dhe Tel Avivi janë munduar të shesin të njëjtën përrallë: Iranit po i mbarojnë raketat.
Dhe Teherani nuk vonoi por sot në mëngjes dërgoi një përgjigje duke lëshuar për tre orë raketa dhe dronë në drejtim të objektivave në Izrael dhe disa bazave amerikane. Kjo sot llogaritet si breshëria më e madhe e raketave që nga fillimi i këtij agresioni nazi-fashist amrikano izraelit.
Një vend i cili po bërballet me makinerinë ushtarake më të avancuar teknologjikisht në Lindjen e Mesme (Izraeli), i mbështetur nga perandoria ushtarake më e madhe në historinë e njerëzimit (Amerika).
Një vend përballë një kualicioni që pretendonte dhe dekalaronte se do të mund ta zhdukte atë brenda pak ditësh.
Megjithatë, pas dymbëdhjetë ditësh goditjesh të pandërprera, Irani ende po godet, po kundërpërgjigjet.
Ende në këmbë, dhe ende duke nxjerrë armë dhe raketa që duket as inteligjenca amerikane dhe izraelite nuk e dinin se ekzistonin.
Ithtarët e këtij koalicioni nazi-fashist amerikano izraelit nuk reshtën së përsërituri se Iranit i mbaruan raketat (e njëjta këngë që këndonin edhe në vitin e parë të luftës në Ukrainë, se Rusisë i mbaruan raketat), ndërkohë që raketat vazhdojnë të bien edhe në Izrael (edhe në Ukrainë).
Thanë se kishin shakatërruar gjithë tunelet e raketave iraniane, ndërkohë Irani vazhdon të ndezi qiellin me raketat e veta.
Dhe ndërkohë Irani shumëfishon sulmet e tija me raketa, nga 30 minuta në 3 orë goditje të vazhdueshme.
Por ajo që është më interesante nuk janë armët në këtë rast, por është rezistenca.
Është ai momenti kur fuqia botërore dhe lakejt e saj të thonë që të ulësh kokën , ndërsa ti ngrihesh nga rrënojat, pikërisht aty ku ata mendojnë se ti kishe rënë.
Dhe kjo është ajo çka Irani po bën tashti.
Dhe gjithë kolaboracionistët e botës të thonë në një zë se dorëzimi është i barabartë me mbijetesën, dhe se duhet të ulësh armët, dhe se nuk mund të luftosh kundër sistemeve THAAD, kundër sistemeve PATRIOT, kundër raketave TOMAHOWK dhe kundër F-35-ve.
E megjithatë ja ku jemi, 12 ditë luftë, 12 ditë një vend nën rrethim që po i thotë gjithë rendit gjeopolitik diçka shumë të thjeshtë: nëse na shpallni luftë totale, me ne do digjet e gjithë Lindja e Mesme.
Irani po ju tregon gjithë sociopatëve, pedofilëve dhe kolaboracionistëve të koalicionit nazi-fashist amerikano izraelit, se çfarë do të thotë një qytetërim mijëra vjeçar kur refuzon të gjunjëzohet.
Irani po ju mëson historinë se ai nuk shtë një shtet i lindur nga dhe me kufij të dizejnuar nga plane koloniale, si gjithë pjesa tjetër e Lindjes së Mesme, përfshi këtu edhe Izraelin.
Por është një qytetërim që ka arritur ti shndërroi dekadat e sanksioneve në infrastrukturë shkencore, duke arritur të ndërtoi një rrjet parandalues të aftë për të goditur në çdo drejtim e deri në një rreze prej 5000 km.
Duke bërë që të tërë, përfshi edhe vetë agresorët t’i bëjnë pyetjen vetes:
Pse strategjia amerikane e luftës, e bazuar e gjitha mbi avantazhin teknologjik nuk po funksionin?!
Superioriteti teknologjik ende i përket Amerikës dhe Izraelit, si në fushën e aviacionit, zbulimin satelitor, përfshi këtu edhe zbulimin në kohë reale, sistemet e menaxhimit të luftës, municione me precizion të lartë, dhe mbi të gjitha një llogjistikë globale të avancuar, pa të cilën do të kishte qënë e pamundur që të grumbullonte një sasi kaq të madhe forcash në një kohë kaq të shkurtër.
Kjo ishte baza e modelit dhe doktrinës amerikane të luftës që nga koha e operacionit “Desert Storm” në Irak në 1990, pastaj sërish në fushatën ajrore ndaj Sërbisë në 1999, e sërish edhe në pushtimin e Irakut në 2003, doktrinë dhe teknologji e shekullit të 20.
Por në këtë shekullin e ri, në shekullin e 21, me aq sa kemi parë edhe në luftën në Ukrainë, nuk janë pajisjet dhe sistemet e shtrenjta ato që përcaktojnë natyrën teknologjike të luftës, por modeli i luftimit të atij që është më i përshtatshëm me kushtet moderne.
Dhe këtë e tregon më së miri Irani.
Modeli amerikan i luftës ndaj Iranit, përfshirë këtu edhe agresionin“ luftën” 12 ditor të qershorit 2025 të zhvilluar nga Izraeli (në stilin amerikan) ishte në thelb e njëjtë: sulme me precizion të lartë, goditje me aviacion, goditje me raketa me rreze të gjatë veprimi duke siguruar një zjarr të dendur.
Dhe ky lloj sistemi e doktrine funksionon kundër atyre shteteve që nuk janë në gjendje të përgjigjen në mënyrë simetrike. Por kur ke një shtet i cili e ka ndërtuar strategjinë e tij mbi sisteme të lira masive të bazuara mbi një bazë industriale vendase, atëherë pamja ndryshon rrënjësisht.
Në pothuajse 20 vitet e fundit Irani ka aplikuar doktrinën dhe modelin e luftës së shpërndarë (subjekt i një shkrimi të ardhshëm), dhe pas fillimit të agresionit të fundit ndaj tij, e ka çuar këtë model në një nivel tjetër të ri.
Duke arritur t’i krijojë infrastrukturës ushtarake amerikano-izraelite dhe aleatëve të tyre në Gjirin Persik një mbingarkim të sisitemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe ajrore.
Dhe për herë të parë në historinë e tyre ushtarake, Amerika po përballet me një kundërshtar që është në gjendje që të përbëjë një kërcënim real të tre komponentëve kryesorë njëherësh të fuqisë ushtarake amerikane:
1. Aviacionin – nëpërmjet mbingarkimit të mbrojtjes ajrore
2. Flotës detare – duke i mohuar asaj nga kërcënimi i raketave anti anije që të kryejë operacione në afërsi të brigjeve iraniane, por të vendoset 1000 km larg tyre.
3. Infrastrukturën ushtarake në rajon – duke goditur gjithë bazat ushtarake dhe asetet e fuqisë amerikane në rajon.
Pamvarësisht kësaj, sërish Amerika ka një epërsi të madhe në sistemet e goditjeve të rënda ku hynë aviacioni strategjik, raketat e ndryshme kruiz, aeroplanmbajtëset me grupet e tyre të luftanijeve shoqëruese, si dhe sistemet e goditjes me precizion të lartë, por pa lënë jasht përmendjes edhe kapacitetet bërthamore të saja.
Por ama me mënyrën si po kundërpërgjigjet Irani po duket se këto sisteme të lartpërmendura nuk janë edhe aq funksionale dhe efikase, sidomos kundër një kundërshtari që nuk përqëndron forcat, dhe nuk luan sipas rregullave klasike të një lufte.
Agresioni ndaj Iranit është një përplasje asimetrike midis dy vendeve me filozofi, doktrina e teknologji të ndryshme.
Një Amerikë e cila bazohet mbi sisteme të shtrenjta e teknologji të lartë, të projektuara për të kontrolluar dhe dominuar ajrin dhe fushën e betejës.
Dhe një kundërshtari, Iranit i cili përdor sisteme masive, të lira dhe të shpërndara gjeografikisht, të projektuara për të mbingarkuar mbrojtjen ajrore dhe kundërajrore, si dhe për të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht agresorin.
Dhe kjo vërteton ligjin e asimetrisë se: Forca ushtarake, superioriteti teknologjik dhe pasuria ekonomike, nuk garantojnë automatikisht fitoren.
Fitorja varet nga dinamikat sociale dhe politike, nga motivimi, përshtatshmëria, kohezioni dhe aftësia dhe eksperienca e shoqërisë për të përballuar konflikte të gjata.
Historia është e mbushur me shembuj që tregojnë se perandoritë mund të duken të pamposhtura deri në momentin që hasin kundërshtarë që shfrytëzojnë dobësitë e tyre strukturore dhe ushtarake që vinë nga teknologjia e përparuar, dhe në luftën asimetrike si kjo e sotmshmja, qëndrushmërija dhe durimi strategjik janë më të mëdha se fuqia më e madhe ushtarake.
Në rast se Amerika e vazhdon edhe më tutje këtë agresion, atëherë ajo do të hyjë në të njëjtin kurth në të cilin hyri dikur edhe perandoria Romake: një superfuqi e ngurtë e cila mundohet ti diktojë kushte një kundërshtari të fuqishëm që përshtatet shpejt me situatën e tij dhe arrin të kontrollojë koston ekonomike të luftës, por edhe njëkohësisht ti imponojë perandorisë dhe aletëve të saj kosto politike dhe ekonomike të papërballueshme.
Deri në momentin që agresorët nazi-fashist amerikano izraelit, të pranojnë që e kanë të humbur luftën e të ulen në tavolinë me Iranin pa imponuar asnjë kusht, dhe të pranojnë që të angazhohen në negociata kolektive për sigurinë jo vetëm të Iranit por edhe të rajonit, përfshi këtu edhe Gazën dhe vetë çështjen Palestineze, perandoria agresore amerikane do të përballet me fatin e perandorisë Romake.
Së shpejti do të mbetet vetëm në librat e historisë, të cilën po e shkruan Irani.
Burimi/Facebook


Leave a Reply