Pse bylbyli sot s’këndoj
me zanë mali gjamën bashkoj
për Xhuanën nisën gjamën
kuku zot ç’farë gjeti nanën.
Kush ta mori jetën bijë
kush të vrau t’bukurën rini
n’fustan t’bardh nuse n’nusni
me mbyll jetën n’dhe të zi.
Ç’janë këto gjamë e ç’janë këto bama
jetën tande kujt t’ja lyp nana
kush në ty bijë vuni dorë
nuse e re në arkivol.
Me u tha lulet në pranverë
hala n’degë mirë nuk kan çelë
me marrë jetë , kush nu ka t’drejt
i vraftë zoti me dorë të vet.
Çjanë këto vdekje që s’kan emër
çdo ditë vrasin f’mi e femër
si mund t’vritet sot një vajzë
nesër t’bante dhe ty babë.
Edhe zërin ta çojmë n’qiell
t’ndalim hanë e t’ndalim diell
Xhuanë n’jetë nuk kthehet ma
stop ma vrasjes në fmi e gra.
Vargje me shumë dhimbje për humbjen e kësaj vajze ! O zot ça po ndodh me marrjen e jetëve njerzore , një tronditje dhe çoroditje mendore ! Pse po “ çmenden “ këta njerëz në këto mënyra ç ‘njerëzore.
Ngushëllime prindërve dhe gjithë të afërmëve të kësaj vajze dhe drejtësia të vihet në vend , “ po ku do të gjindet drejtësi kur drejtësia nuk funksionon “!
11mars2026
Burimi/Facebook


Leave a Reply