545 punonjësit e Spitalit Rajonal të Korçës ende nuk kanë marrë pagën e muajit shkurt. Denoncimi u bë në redaksinë e Zefiri.net nga një punonjës i këtij institucioni shëndetësor, ku thuhet:
“Kisha nje mesazh.
Çmimin e bukës e rritën,
po korrupsioni në Spitalin e Korçës sa qenka rritur, që po na le shteti pa rroge ?!
Tek ne qenka bërë kështu:
puna me orar te plote…
rroga me “orar te lire”.
Ta themi thjesht, sot data 5 ,pa rroge, ka ngecurr diku rruges , nuk do ta marrim dot” – thuhet në mesazhin e ardhur në redaksinë tonë.
Pavarësisht faktit se puna është kryer normalisht, pa ndërprerje, përfshirë edhe ditët e festave zyrtare, kjo situatë përsëritet shumë herë gjatë vitit, duke e kthyer vonesën e pagës në një praktikë abuzive dhe të qëllimshme.
Mosdhënia e pagës brenda afatit përbën shkelje të drejtpërdrejtë të legjislacionit të punës dhe ngarkon me përgjegjësi institucionale organet drejtuese të spitalit dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Mosdhënia e pagës ndaj punonjësve është shkelje e ligjit, trajtim degradues ndaj personelit shëndetësor, abuzim me pushtetin publik dhe një formë presioni ekonomik i papranueshëm dhe abuziv. Edhe pse situata po kthehet në një traditë skandaloze, drejtoria e Spitalit të Korçës, që ka hall të bëjë tendera dhe të mbajë fort karriken, nuk reagon dhe nuk jep minimumi informacion se kur do të merren pagat.
Spitali i Korçës ka të punësuar rreth 545 persona në total, duke përfshirë mjekë, infermierë, staf mbështetës dhe administrativë. Nga këta punonjës: 73 janë mjekë, 274 infermierë dhe rreth 136 staf mbështetës, ndër të cilët përfshihen sanitare, teknikë, shërbimi i hotelerisë dhe pjesa tjetër e administratës së spitalit.
Burimi/Facebook/Zefiri.net


Leave a Reply