Gazetari Marin Mema ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në zonën e Rrjollit, ku banorët po protestojnë për çështjen e pronave.
“
Banorët e zonës Baks-Rrjoll nuk po kërkojnë konflikt, por të drejtën për t’u dëgjuar, për t’u respektuar dhe për t’u njohur prona, që të mos ndihen të huaj në vendin e tyre. Autoritetet zyrtare nuk mund të qëndrojnë si spektatorë; ato duhet të flasin me banorët, të ulen me ta, t’i dëgjojnë dhe t’i respektojnë deri në fund. Ata janë shqiptarë dhe meritojnë të dëgjohen, sepse prona dhe e drejta janë të shenjta. “
Burimi/Facebook/Portali Shkodrës


Leave a Reply