Në Michigan, te Kisha “Zoja Pajtore” dhe te Kisha “Shën Pali”, pata nderin me marrë pjesë në Meshë e me taku nga afër komunitetin tonë shqiptar, që në këto ditë Kreshmesh, si gjithmonë, din me u ba bashkë rreth fesë, traditës e kombit.
Falënderoj Dom Dino Çerkezin dhe Dom Fred Kalajn për mikpritjen e ngrohtë dhe për shërbimin e tyne të palodhun ndaj shqiptarëve. Kisha për shqiptarët në mërgim nuk asht veç vend lutjeje, por shtëpi shpirtnore ku ruhet gjuha, zakoni e identiteti.
Nji emocion i veçantë ishte takimi me Dom Vlash Palajn, famullitarin tonë të Katedrales së Shkodrës, i cili gjendet në Michigan për me ba thirrje për kontribut në restaurimin e Katedrales, jo veç si faltore, por si simbol i qëndresës, i identitetit dhe i kulturës sonë kombtare.
Shqiptarët e Amerikës e tregojnë çdo ditë se, sado larg me kene, rrânjët nuk thahen kurrë. Atdheu jeton në zemrat tona, në lutjet tona dhe në çdo vepër të mirë që bajmë për ta.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë


Burimi/Facebook/Revista Fjala


Leave a Reply