DASHURIA
Nga dashuria
Linda
Dhe jam, kjo qe jam ….
Buzëqeshje e ëmbël
Fytyrës përshkruar
Një shpirt prush
I mbushur
Pranverës dashuruar!
Si nje pemë me gjethe
Lulëzuar.
E till jam
Nga dashuria, gatuar
Se vetem ajo s’më lë të vdesë kurrë.
S’më lë të robëruar!
Nuk prangohet shpirti që dashuron!
E dini dhe ju?!…
Besoj, tashmë e keni kuptuar…
Dashuria te ben
Te qash permes flakve e te mos digjesh,
Te qash permes dendësisë së mjegulles e te mos humbesh …
Te goditesh nga rrufeja e te mos vritesh.
Kjo është dashuria…
Shpesh dhe e marrë,
Lozonjare…
Te dehë e te bene te qeshesh si e çmendur
Shiut të mos lagesh…
Pa i kuptuar ,
Veshtrimet ziliqare qe te pergdhelin vjedhurazi…
E admiruar!
Po dashuria është e till,
Ënderr që të zgjon e nuk të tremb
Të josh…
E të pergëdhel me djell!
Ështe e vërtet
E ndjen dhe ti?!…
Shkëndije e vogël,
Sa rritet…ndriçon
Dhe nga asgjë tjetër,
Vetem nga ajo dritëzë shpirti
Buron.
Shejmondē Paçarada
Londër
Burimi/Facebook


Leave a Reply