Në anën tjetër të botës, një grua 80-vjeçare mori një vendim me vlerë vetëm 15 dollarë. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin. E pa imagjinuar, megjithatë, ajo fije e padukshme do të ndryshonte shumë jetë.
Chris Mburu studioi nën dritën vezulluese të një llambë vajguri, në një shtëpi pa energji elektrike. Ai ishte më i miri në shkollën e tij, i shkëlqyer, i vendosur por vetëm talenti nuk e paguan shkollimin. Familja e tij nuk mund ta përballonte atë. Pa ndihmë, ai do të kishte hequr dorë nga librat e tij për të punuar në fushat e kafesë.
Në Suedi, një mësuese e moshuar kopshti me emrin Hilde Back lexoi për një program sponsorizimi për fëmijë. Ajo nuk zgjodhi një histori prekëse me një foto në faqen e parë. Ajo thjesht zgjodhi një emër nga një listë: Chris Mburu, Kenia. Ajo filloi të dërgonte 15 dollarë çdo tremujor. Pa bujë. Pa medalje. Vetëm një gjest i heshtur, besnik dhe i vazhdueshëm.
Ato 15 dollarë ndryshuan gjithçka.
Chris ishte në gjendje të qëndronte në shkollë. Ai u diplomua me nderime nga Universiteti i Nairobit. Pastaj erdhi një bursë Fulbright që e çoi në Universitetin e Harvardit. Ai u bë avokat i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara, i përkushtuar për të ndjekur penalisht gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit në të gjithë botën. Ai fëmijë që rrezikoi të mblidhte kafe, tani po luftonte urrejtjen në një shkallë globale.
Megjithatë, kishte një peshë në zemër: ai kurrë nuk e kishte falënderuar vërtet gruan që kishte besuar tek ai.
Në vitin 2001, ai themeloi një bursë për fëmijë të varfër dhe të shkëlqyer si ai. Ai donte ta emëronte sipas bamirësit të tij. Ai kërkoi ta gjenin atë, që deri në atë moment, për të ishte e panjohur.
Dhe e gjetën. Ajo ishte gjallë. Ajo jetonte një jetë të thjeshtë në Suedi. Kur u takuan, Chris priste një filantrop të madh. Në vend të kësaj, ai gjeti një grua të përulur, pothuajse të habitur që dikush konsideronte atë që ajo kishte bërë të jashtëzakonshme.
Pastaj historia e saj doli në pah.
Hilde nuk kishte lindur në Suedi. Ajo lindi në Gjermani në vitin 1922, në një familje hebreje. Në moshën 16 vjeç, pas ligjeve racore naziste, të huajt e ndihmuan të arratisej në Suedi. Prindërit e saj mbetën pas: u deportuan në kampe përqendrimi. Babai i saj vdiq atje. Nëna e saj u zhduk përgjithmonë.
Hilde u shpëtua falë mirësisë së të huajve. Ajo humbi arsimimin për shkak të urrejtjes.
Pesëdhjetë vjet më vonë, ajo pagoi për arsimimin e një fëmije afrikan. Dhe ai fëmijë do të rritej duke luftuar të njëjtën urrejtje që kishte shkatërruar familjen e saj.
Kur Chris zbuloi të gjithë të vërtetën, ajo qau. Ajo as nuk e dinte se ato 15 dollarë kishin ndihmuar në trajnimin e një mbrojtësi të të drejtave të njeriut në të gjithë botën.
Në vitin 2003, ajo fluturoi për në Kenia për të përuruar Fondin e Arsimit Hilde Back. I gjithë fshati e priti si një heroinë. Në vitin 2012, ajo u kthye për të festuar ditëlindjen e saj të 90-të, e rrethuar nga qindra studentë që kishin një të ardhme falë saj.
Hilde Back ndërroi jetë më 13 janar 2021, në moshën 98 vjeç. Sot, fondacioni ka mbështetur gati një mijë fëmijë kenianë. Shumë prej tyre janë diplomuar. Shumë tani ndihmojnë fëmijë të tjerë, duke dhuruar çdo muaj për brezin e ardhshëm.
Një grua.
15 dollarë.
Një fëmijë.
Ai fëmijë krijoi një fondacion.
Ai fondacion ka ndryshuar qindra jetë dhe ato jetë po ndryshojnë jetë të tjera.
Nuk mund ta shpëtojmë të gjithë botën por mund ta ndryshojmë botën e dikujt. Ndonjëherë mjafton vetëm një gjest i vogël, i bërë në heshtje, pa pritur asgjë në këmbim.
Ndoshta madhështia e vërtetë nuk qëndron te numrat, por te zinxhirët e mirësisë që nuk do t’i shohim kurrë plotësisht.
Dhe kush e di, ndoshta “gjesti i vogël” tjetër, i aftë të ndryshojë një histori mund të jetë i yni.
Përktheu Albar
Burimi/Facebook


Leave a Reply