Ti moj botë që nuk përmbyse,
Pse po gdhihe, pse po ngryse.
Ti moj botë je kaq zuzare
Ke kaq vrima kaq kamare
Ti moj botë që mbron hilen
Mbron zyrtarin mbron dhe mbren
Ti moj botë që mbron zagarin
Shtyp të varfërin mbron pronarin
Ti moj botë moj qelbësirë
Mbron të ligun ha të mirë
Ti moj botë sa të liga bënë
Nuk ka zot që e gjenë
Ti moj botë që të jep jetën
Kurrë se thua të vërtetën
Ti moj botë me shpirt të lig
Pse dardhës i thua fik
Ti moj botë moj hatërmadhe
Bënë dhe gur bënë dhe livadhe
Ti moj botë që bëre bujkun
Bëre qëngjin bëre ujkun
Bëre kopen dhe barin
Si vjenë keq për vegjëlin
Bëre male edhe fusha
Bëre lisa dhe gëmusha
Bëre dimër edhe verë
Bëre helëm e sheqer
Bëre borë e bëre shi
Bënë rrebesh për vegjeli
Bëre ujë e bëre krua
Moj të vafshin gurët në perrua.
AUTORI RIZA MUÇAJ
Shënim: E hodha këtë poezi, për të vënë në dukje se çpo i ndodh botës sot. Qeverrit sot në botë ndezin luftra vrasin fëmij gra e pleq, pse jo dhe djem të rinjë që ven në luft dhe ata bir nënash jan. Ndërsa qeverrit gëzojn, qeshin dhe gajasen, kur vrasin çfarë u tha më sipër. Kur popujt han apo s’han bukë that. Qeverritarët që han bukë me mish dhe mbushin thasët me pasurit e popullit , prap qeshin gajasen e bëjn “ORGJI”KU ËSHTË PERNDIA TË MARR HAK APO ËSHTË BËRË NJËSH ME QEVERITARËT!!!!!
Burimi/Facebook


Leave a Reply