Opinion nga Paulin Macaj
Kjo pamje flet pa pasë nevojë për shumë fjalë.
Sipër – politika dhe oligarkët, të qetë, të buzëqeshur, me fadroma pas shpine e me pushtetin në dorë.
Poshtë – populli, i shtypur, i rrëzuar, i mbuluar nga pluhuri i tokës së vet.
Kjo asht metafora e asaj që shumë qytetarë ndjejnë sot në Rrjoll.
Kur pushteti rreshtohet me interesin e madh ekonomik dhe qytetari i thjeshtë përballet me polici, me vendime të njëanshme, me forcë – lind një pyetje e rëndë:
Kush asht shteti? Për kë asht shteti?
Rrjolli nuk po lufton për luks.
Nuk po lufton për privilegj.
Po lufton për tokën e vet.
Nuk asht zhvillimi ndërtohet mbi konflikt, ai nuk asht zhvillim – asht imponim.
Nëse investimi kërkon me heshtë zërin e banorit, ai nuk asht strategji – asht dominim.
Politika ka përgjegjësi historike.
Oligarku ka interes ekonomik.
Por populli ka tokën, djersën dhe dinjitetin.
Kur këto tre përplasen, shteti duhet me zgjedhë drejtësinë – jo forcën.
Rrjolli sot simbolizon diçka ma të madhe se një fshat.
Simbolizon frikën se mos pushteti largohet nga qytetari.
Simbolizon nevojën për transparencë.
Simbolizon kërkesën që ligji të vlejë njësoj për të gjithë.
Sepse kur populli shtypet, nuk dobësohet vetëm ai.
Dobësohet vetë shteti.
Rrjolli nuk kërkon përplasje.
Kërkon drejtësi.
Dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi pluhurin e një populli të rrëzuar.
Paulin Macaj
Shkodër
Burimi/Derguar nga Autori


Leave a Reply