E gjithe Media shqiptare gjitheandej vazhdon sot e kesaj dite te merret me veriun e Kosoves,me drejtat e serbeve atje,me Trepçen dhe Ujmanin.
Ky objekt i medias shqiptare,vecanarisht eshte bere paresor dhe ka zene bashin e vendit ne politikat aktuale te shteteve ne Shqiperi,Kosove e me gjere.
E thene shkurt,ne merremi vazhdimisht e deri ne VJELLJE me dhimbjen e Serbise dhe fare-fare nuk merremi me Presheven,Bujanocin e dramatikisht me Medvegjen-Medoken dardane,ku kane mbetur nga 80 perqind qe ishin vetem 6 perqind shqiptare.
Po keshtu nuk merremi fare me fatin e vellezerve tane ne Çameri,Maqedoni,Sanxhak dhe Malin e Zi.
Sapo hape televizionin,gjitheandej degjon vetem padrejtesite e shqiptareve ndaj serbeve në Kosoven veriore,Ne mitrovice,ne Zubin potok,Zvecan,Leposaviq,pra degjojme vetem ankesat e Serbise.
Askush nuk merret me dramen e pasluftes qe serbet na kerkuan 4 komuna dhe ne i dhane dhjete,askush nuk merret me fatin e kishave te vjetra ortodokse shqiptare dhe te pyese si i kaluan serbise dhe ne fund askush nuk merret me te ardhmen dhe te nxise institucionet per te vepruar per te rikthyer ato prona e pasuri popullit shqiptar te cilit i takojne.
Vazhdojme te qajme e te derdhim lote,pa vepruar konkretisht duke ja lene ne dore hajduteve e krimineleve te Serbise trashigimine tone kulturore e historike
Askush nuk merret me ata gjyqtare shqiptare te gjykates se larte ne Kosove qe firmosen qe tokat qe jane prane manastirit te Deçanit ti kalojne kishes serbe dhe sot jane prifterinjte serbe qe nuk lejojne qe rruga Deçan-Guci te kaloje diku prane manastirit…?
Vite me pare,ne nje vizite time ne Deçan ndejta per nje kafe vllaznore me nje historian e profesor te mirenjohur.
Me shpjegoi qe brenda manastirit te famshem ndodhen objekte te lashta te trashigimise tone kulturore e historike e nderkohe me tregoi qe ne kodren perballe manastirit kishin qene varre ilire,tashme inekzistente.
Ne sejcilin prej tyre serbet kishin mbjellur nga nje pishe duke zhdukur gjurmet e nje historie e tradite te lashte njehere e pergjithmone.
Qendrimet e politikes shqiptare ndaj te drejtave te shqiptarve ne rrajon jane per tu qare me pecë.
Sa shume zhvillime te tilla kemi ne te kater anet.
Ndjej dhimbje e keqardhje per fatin tone dhe kam gromesira sa here kujtoj se kush e ka patur dhe e ka fatin e shqiptarve ne dore…!
Ne nuk kemi politika te verteta nacionale,politika ne sherbim te interesave tona kombetare sidomos pertej kufijve te Shqiperise Londineze.
DUHET TE VEPROJME SEPSE PO HUMBIM EDHE KETO QE KEMI.
DUHET TE NGREJMË ZERIN,TE KERKOJME,TE PUNOJME E TE SHPENZOJME SEPSE ASGJE NUK BIE VETE NGA QIELLI.!
Dashamir Uruçi
KUVENDI KOMBETAR SHQIPTAR
Tirane,me 22 shkurt 2026.
Burimi/Facebook


Leave a Reply