Ishin dikur dy vëllamë i themi ne nga Korça.
Nga ata që shpojnë gishtin dhe pinë gjakun e njëri tjetrit në shënjë besnikërie.
Njëri nga këta ishte mullixhi,tjetri bujk në arën e tija.
Bujkut kur ju mbarua mielli në shtëpi ngarkoj gomarin me bereqet dhe u nis te mulliri byrazerit.
Mirpo kaloj dy mullinj që kishte afër shtëpisë dhe vajti tek ky i treti te vëllama.
Si je e si jam më the të thashë të mallëngjyerë.
Mbaroj së bluari mullixhiu i mori ujemin por dy herë jo një si të tjerëve.
Ç’bën kështu byrazer?
Çfar po bëj,ujemin po marr.
Po mirë o mirë po pse dy herë?
Jemi byrazerë shyqyr që me erdhe ti se të tjerëve një ujem*ju marr.
*Ujem është taksa për bluarjen nuk merrnin para mullixhinjtë ,atë punë bënin dhe flinin me ndonjë nuse kur zihëshe me vjerrën.(Shaka,)
Mirpo populli thotë bëhen pa tregohen
Javën e kaluar vajta në Tiranë që nga Terevizo i Italisë.
I them një bashkëfshatarit tim me taksi a më del të më prsësh se në orën 7 në mbrëmje në Rinas.
Po dal tha.
E po vajta u nisën për në Elbasan.
Mbrita te shtëpia ,sa të bën bileta?
Jep sa të duash tha.
Jo i thash ti ke një tarifë të caktuar unë nuk të hyj në hak .
Më jep 5000 lek të reja.
Ia dhashë po më dogji pak dora ,dreqi ta hajë me 32
Euro vajtje ardhje Itali Shqipëri .Veç Rinas -Elbasan më shumë se 50 euro sipas kursit.
Ditën tjetër pyeta 5 taksistë me makina elektrike si ajo që udhëtova.
Të gjithë më thanë 35 mijë lek e shumta 37.
I dërgova mesazh mos më merr për budalla nuk më vjen keq për 10 mijë lekshin po nuk bëra pazar me ty se jemi rritur bashkë dhe tani e tutje ke bllok në f.b. dhe uacap.
Ndërkohë më erdhi ndërmënd përralla e sipër treguarë.
Nuk e di pse është prishur shoqëria atje nuk kemi qënë kështu.
Burimi/Facebook


Leave a Reply