Garda e Republikës Greke del në Sheshin Sintagma me fustanellë, veshje që për shekuj ka qenë karakteristike e shqiptarëve: e toskëve deri në kalimin në veshje civile dhe e gegëve deri në shekullin XIX, e dokumentuar në burime historike.
Kjo veshje u bë pjesë e shtetit grek përmes arbërorëve, popullsi shqiptare që kishte peshë të madhe në Atikë, në Eubenë e Jugut, në Beotia dhe në një pjesë të konsiderueshme të Peloponezit.
Më 3 shtator 1843, pjesëtarë të gardës, shumica arbërorë, u ngritën për të kërkuar nga mbreti Otto vendosjen e Kushtetutës së parë greke. Fjala “Sintagma” ishte e huaj për ta, ndaj në popull u përhap batuta: “Çë të bënë Stintagmaja”, “Stintagmaja të hanjë.”
Kushtetuta u vendos. Fustanella mbeti si simbol.
Sot ajo është pjesë e ceremonisë zyrtare përpara Parlamentit grek. Një dëshmi e dukshme se elementi shqiptar është i pranishëm edhe në Greqinë moderne.
Burimi/Facebook


Leave a Reply