Sot pata kënaqësinë të jem në vizitë në qytetin e Shkodrës, ku u takova me Muftiun e Shkodrës, Muhamed ef. Sytari. Shkodra, qyteti i kulturës, historisë dhe shpirtit të gjallë shqiptar.
E kur shkon në Shkodër, është e pamundur të mos ndalesh te Xhamia e Plumbit.
Xhamia e Plumbit që është një xhami që ka përballuar shumë etapa e sfida të historisë sonë. Ajo qëndron pranë Kalasë se Rozafës, por rezistenca e saj shpirtërore duket edhe më e fortë se muret e kalasë.
Kur qëndron në oborrin e saj, ndien një emocion të veçantë. Të kujtohet ringjallja e fesë tek shqiptarët pas sistemit famëkeq komunist. Aty, në atë vend plot histori, hoxha i madh shqiptar Hafiz Sabri Koçi mbajti fjalimin e tij të famshëm pas rënies së komunizmit, një moment që shënoi rikthimin e besimit dhe shpresës në zemrat e njerëzve.
Kjo xhami nuk është thjesht një objekt kulti. Ajo simbolizon rrënjët e thella të fesë në shoqërinë tonë. Edhe pse kemi kaluar vështirësi, ndalime e përndjekje, besimi ka mbetur pjesë e pandashme e identitetit tonë.
Shkodra të kujton se historia jonë ka pasur plagë, por edhe forcë për t’u ringritur. Dhe Xhamia e Plumbit qëndron aty si dëshmi e qëndrueshmërisë, besimit dhe shpirtit Shqiptar.





Burimi/Facebook


Leave a Reply