Vetëm 60 shqiptarë gjetën kurajën të dëshmojnë kundër kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviqit.
Ndërsa mbi 200 shqiptarë u rreshtuan për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit, njeriut që udhëhoqi luftën çlirimtare pikërisht kundër atij kasapi.
Këtu nuk kemi më problem drejtësie.
Këtu kemi problem karakteri.
Këtu kemi cmirë, përçarje, vetë-urrejtje dhe një etje të sëmurë për t’i ngrënë kokën njëri-tjetrit.
Millosheviqi vrau, dogji, dëboi, masakroi.
Dhe shqiptarët?
Heshtën.
U tkurrën.
U fshehën.
Thaçi luftoi, organizoi rezistencën, u bë simbol i një epoke.
Dhe shqiptarët?
U rreshtuan me radhë për ta fundosur.
Kjo nuk është trimëri.
Kjo nuk është drejtësi.
Kjo është cmirë e pastër, kjo është tradhti morale, kjo është sëmundje shoqërore.
Ne jemi populli që fal kriminelin e huaj dhe linçon të vetin.
Populli që i frikësohet armikut, por i vërsulet heroit.
Populli që e ka më të lehtë të shkatërrojë figurat e veta sesa të përballet me të vërtetën historike.
Dhe pastaj pyesim pse historia na përsëritet.
Pse na përdorin.
Pse na përçajnë.
Sepse ne vetë hapim derën.
Ne vetë ngremë dorën.
Ne vetë bëhemi dëshmitarë kundër vetes sonë.
Hapu dhe shikoje pasqyrën.
Nuk është e bukur.
Por është e vërteta.
Burimi/Facebook


Leave a Reply