Nga Skënder Sadri KAPITI
Gjithmonë shteti,individi dhe shoqëria shqiptare ka pasur probleme me drejtësinë. Kjo sepse drejtësia në Shqipëri ka qenë në shërbim të politikës,të interesit të saj dhe të klaneve korruptive rreth pushtetit dhe regjimeve.Dhe duke qenë një drejtësi e tillë ajo nuk ka guxuar të sillet si një drejtësi morale dhe ligjore,por si një drejtësi politike dhe e korruptuar.
Guximin për të bërë padrejtësinë, krimin, hajdutërinë dhe korrupsionin e ka pasur politika ,pushteti dhe satelitët e tyre drejtësia e mafia politike. Drejtësia e vërtetë nuk ka pasur guxim që të veprojë, por edhe ajo detyrimisht iu nënshtua gjithmonë politikës dhe korrupsionit me pa dëshirë.Pavarësisht se Shqipëria ka 30 vite në tranzicion, demokracia shqiptare e këtyre viteve ishte një dështim, sepse dështoi dhe nuk funksionoi shteti ligjor dhe drejtësia.
Në këto kushte SHBA dhe BE ndërhynë në politikën shqiptare për reformimin e drejtësisë, per VETTING-un e saj, sepse sa për politikën dhe për shtetin shqiptar nuk do ishte bërë një gjë e tillë, sepse edhe pavarësisht reformës , drejtësia shqiptare vazhdon të jetë politike dhe e korruptuar.
Reforma duhet të ishte e thellë ,që të përjashtonte pothuajse të gjithë prokurorët dhe gjyqtarë e ishregjimit komunist dhe këta gjyqtarët politik e të korruptuar të tranzicionit.
Do kishte qenë mirë që gjyqtarët e prokuroret në Shqipëri për një periudhë kohore të ishin nga shtetet perendimore, edhe për faktin tjetër se drejtësia shqiptare është jo vetëm politike dhe e korruptuar por është edhe familjare dhe me lidhje miqësore e farefisnore ashtu sic është edhe politika. Shqipëria nuk ka traditë juridike shtetërore paanshmërie dhe as kulturë llogaridhënie para ligjit për pushtetin dhe politikën.
Megjithatë duket se tashmë drejtësia në Shqipëri ka filluar të guxojë e të funksionojë, për faktin se kush mund ta kishte paramenduar që në Shqipëri të hetohen,arrestohen e të dënohen zyrtarë të lartë si ishkryeministra, ishpresident dhe shumë ministra, zëvëndësministra dhe administraten e qeverisë që sot ka pushtetin cila në fakt duhet rrëzuar e larguar nga pushteti.Tani ka filluar e po ndryshon kahjen drejtësia, ajo ka filluar të guxojë dhe ta frikësojë korrupsionin, politikën e korrupsionit dhe krimin politik e ordiner.Mirëpo Qeveria dhe kryeministri të cilët morën flamurin sikur Reformën në drejtësi e bën ata, por kur drejtësia e re ka hyrë në oborrin e qeverisë tani SPAK dhe drejtësia po sulmohen dhe akuzohen nga Kryeministri.
Kështu duhet të ndodhë edhe në Kosovë, duhet një VETTING në drejtësi kundër të “fortëve” të cilët janë të fortë vetëm sepse nuk kanë frikë ligjin dhe drejtësinë politike e të korruptuar.
Burimi/Derguar nga vete Autori


Leave a Reply